• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Parashikimi i Haradinajt: Opozita do t’i ketë mbi 50% të votave, VV-ja do të bie nën 30 deputetë!

05/25/2024 13:46
nga:Sh R

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Haradinaj ka bërë edhe një parashikim të rezultatit për zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka thënë se si opozitë shpresojnë se do ti kenë mbi 50% të votave.

“Besoj ne do të kemi mbi 50% të votave shqiptare, opozita do ti ketë e sigurtë atë, edhe besoj që jo vetëm që do të krijojmë qeveri por do ti kemi 2/3, ta dimë me ec përpara, kjo është diçka që në demokraci tonë është e pranume me Kushtetutë. Po aty është thelbi ne besoj që nëse i kemi gjysmën e shqiptarëve, realisht kjo është një pozicion i fuqishëm, ashtu sic e kishte Kurti dhe zonja Osmani. Nëse një qeveri e ka një shumicë solide të shqiptarëve nuk është qeveri e pakicës, realisht prej tyre është një momentum i mirë për të ec tutje”, tha Haradinaj.

Tutje ai thotë se VV nuk është me ajo shpresa që ka figuruar dikur tek qytetarët.

“Vetëvendosje nuk është më ajo shpresa që ka figuru dikur, ose ai premtimi për mirëqenie për drejtësi, për punë, për luftë kundër korrupsionit. Nuk është se na po i lëmë qytetarët pa diçka të vlefshme, një pjesë e qytetarëve duke mos e konsideru si dikur nuk ia jepin shumicën më, shumicën e duhur, dhe ajo pjesë e qytetarëve ia jep shumicën opozitës, pra është legjitime, njerëzit e zgjedhur në parlament janë deputet, në sistemin tonë parlamentar ai që i ka shumicën prej 61 votave propozon presidentes mandatarin”, shtoi ai.

Haradinaj tha se e shohin Lëvizje Vetëvendosje më poshtë se 40%.

Ai potencoi se  AAK-NISMA do të synojë që ti ketë rreth 30 deputetë.

“Por e di se egziston një garë mes nesh se kush është i dyti me VV-në, po guxojmë me besu se mujmë me mund VV-në, nuk e shohim më VV-në te 40%  por e shohim më poshtë. Në njëfarë mënyrë e kemi një momentum, Aleanca- Nisma, e kemi një momentum. Ne realisht do ti synojmë rreth 30 deputetë në këto zgjedhje, numri i votave do ti kaloj mbi 150 mijë nga Aleanca, nuk e di sa është pjesëmarrja kësaj here, por kalkulimi jonë është rreth 30 deputetë”, potencoi ai.

Kryetari i AAK-së, thekson se Lëvizja Vetëvendosje do të bie nën 30 deputetë.

“Unë e mendoj që VV-ja mundet me ra nën 30 deputetë, shiqoni këto janë pak edhe tektonike këto thymjet që po ia shkakton Kurtit vetës është pak edhe tekotonike, unë mendoj që asnjë parti opozitare nuk ka me mbet nën 20%. Njerëzit e kanë pak edhe një lloj si marre, një pjesë e votuesve të VV-së nuk do të votojnë fare se janë zhgënjy, nuk ju ka dal ajo që kanë besu. Një pjesë do të kthehet në partitë që kanë besu ose në të kalumen”, tha ai.

Haradinaj është i ‘prerë’ sa i përket pyetjes se a mund të kenë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Jo, është në të mirën e Vetëvendosjes me dal në opozitë, sepse është në të mirën e Kosovës, unë mendoj që dihet se kush do të qeverisë me vendin, VV do jetë opozitë pas këtyre zgjedhjeve”, u shpreh ai në Blic Interview raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/