Lajme

“Paraqitje e tmerrshme e kryeministrit në RTK”

03/22/2023 21:38
nga:G C

Analisti Rron Gjinovci, për dallim nga herët e kaluara, kësaj radhe është shprehur i zhgënjyer nga kryeministri Albin Kurti.

Kjo pasi, shefi i qeverisë pati sonte një intervistë për televizionin publik, ku ndër të tjera tha se brenda planit të BE-së ekziston njohja de fakto dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe.

Kësisoj, Gjinovci shprehet se Kurti pati një paraqitje të tmerrshme në RTK. Sipas tij, Kurti nuk ka tha asgjë.

“Paraqitje e tmerrshme e Kryeministrit në RTK. Kurgjo s’tha”, shkroi ai shkurtimisht në Facebook.

Kurti e thotë: Në marrëveshjen e Ohrit ka Asociacion

Kurti tregon ofertën që ia bëri Serbisë për Asociacion: Thanë jo, çfarë t’iu bëj unë tash?

“Ka Asociacion”, Hoti shpërthen ndaj Qeverisë Kurti: Mashtruesit, të pabesët