Lajme

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, renditet në vendin e 29-të

11/25/2026 07:14
nga:L J

Rënia e temperaturave, ka bërë që në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë të rikthehet edhe ndotja e ajrit.

Bazuar në të dhënat e fundit të ‘IQ AIR’ , Kosova renditet në vendin e 29-të për nga cilësia e ajrit në botë.

Sipas të dhënave të fundit, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM, në Prishtinë është 79 njësi.

Kjo vlerë cilësohet e dëmshme për shëndetin e njeriut.

Ndërkaq, listës se ajrit me të ndotur në botë i prinë kryeqyteti i Pakistanit, Lahore, ndërsa Toki e Japonisë momentalisht e ka ajrin me të pastër në botë.