Lajme

Kurti e thotë: Në marrëveshjen e Ohrit ka Asociacion

03/22/2023 20:34
nga:G C

Kryeministri Albin Kurti thotë se në marrëveshjen e Ohrit është edhe formimi i Asociacionit, raporton GazetaBlic.

Kurti thotë se Asociacioni është neni 10.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të cilat ngelen valide të obligushme”, tha Kurti

“Pra, janë 39 marrëveshje. Ka shumë marrëveshje, është një thes me marrëveshje të cilët duhet ta trajtojmë me kujdes dhe unë nuk e mohoj një gjë të tillë, por natyrisht që edhe kjo çfarë ndodh në nenin 7 i referohet komunitetit serb në Kosovë. Edhe për këtë ne kemi qenë kreativ dhe të angazhuar”, shtoi Kurti në RTK.

Kurti: Edhe pse nuk pati nënshkrim në Ohër, ne kemi marrëveshje, faktori ndërkombëtar ta dënojë sjelljen e Serbisë!