Lajme

Kurti tregon ofertën që ia bëri Serbisë për Asociacion: Thanë jo, çfarë t’iu bëj unë tash?

03/22/2023 20:47
nga:G C

Shefi i Qeverisë, Albin Kurti tha se në momentin që e bëri ofertën me tri shtylla të prezantuara mbi draftin apo statutin e Asocacionit, Serbia kërcënoi me përfundim të takimit, raporton GazetaBlic.

“Ofertë, qartazi kam thënë për statutin se si duhet të rregullohet kjo çështje. Kam kërkuar nga pala serbe, që të jemi dakord në tri shtylla brenda së cilës unë do ta draftoja atë statut, se si rregullohet kjo gjë”, tha ai.

“Më 18 mars kam thënë se nëse ju jeni dakord me kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin e kushtetueses, me qëndrimin evropian, dhe kam shkuar më hollësisht dhe me qëndrimin amerikan, pra tri shtylla”, u shpreh ai.

“Republika e Kosovës me kushtetutë dhe vlera, qëndrimi amerikan dhe evropian, po ashtu konkret, në këtë tre shtyllësh parimor e të drejtë, unë nesër kam thënë se ua sjell juve draftin, a statutin qysh dush. Kam thënë se do të ua sjell një propozim për të cilin ju premtoj se nuk do ta refuzoni. Nuk u pranua as ideja, unë solla premisën që duhet të pranohej”, shtoi ai.

“Në mëngjesin e 19 marsit kanë mundur ta kenë draftin e propozuar nga unë në këto tri shtylla, thanë jo, çfarë t’iu bëj unë tash?”, përfundoi Kurti në RTK.

Kurti e thotë: Në marrëveshjen e Ohrit ka Asociacion