Lajme

“Ka Asociacion”, Hoti shpërthen ndaj Qeverisë Kurti: Mashtruesit, të pabesët

03/22/2023 21:23
nga:G C

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti ku sot tha se ka Asociacion, raporton GazetaBlic.

Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” e quan Qeverinë Kurti mashtruese dhe të pabesë.

“A paska Asociacion?! Mashtruesit. Të pabesët”, shkruan Hoti.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti thotë se në marrëveshjen e Ohrit është edhe formimi i Asociacionit.

Kurti thotë se Asociacioni është neni 10.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të cilat ngelen valide të obligushme”, tha Kurti

“Pra, janë 39 marrëveshje. Ka shumë marrëveshje, është një thes me marrëveshje të cilët duhet ta trajtojmë me kujdes dhe unë nuk e mohoj një gjë të tillë, por natyrisht që edhe kjo çfarë ndodh në nenin 7 i referohet komunitetit serb në Kosovë. Edhe për këtë ne kemi qenë kreativ dhe të angazhuar”, shtoi Kurti në RTK.