• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Paralajmërohet fitore edhe më e thellë e VV’së

04/28/2024 21:23
nga:G C

Halil Thaçi, deputet nga Vetëvendosje ka theksuar për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic tha se Qeveria Kurti ka mandat deri më 14 shkurt të vitit 2025, derisa paralajmëroi fitore edhe më të thellë të VV-së në zgjedhjet e ardhshme.

Thaçi shtoi se deklaratat që vijnë nga opozita janë veç lojëra fjalësh, pasi sipas tij, janë vetë ata që nuk kanë dëshirë të shkojnë në zgjedhje.

“Qytetarët i kanë dhënë mandat Qeverisë Kurti që të udhëheq me vendin deri më 14 shkurt të vitit 2025, të gjithë ata që kanë vullnetin e dëshirën që të shkojnë në zgjedhje, le ta sjellin mocionin e votë-besimit në Kuvendin e Kosovës. Në të vërtetë, ata që kanë dëshirë të mos të shkojnë në zgjedhje janë vetë partitë opozitare. Ne po i shohim edhe sondazhet që po dalin vazhdimisht, por ne si Grupi më i madh Parlamentar, jemi të përkushtuar rreth punëve që na kanë obliguar qytetarët e Kosovës”, tha Thaçi.

“Padyshim që Qeveria e Albin Kurtit do ta fitojë edhe një mandat, madje do të kemi një ngritje edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara. Ne do të dalim me platformën tonë, por ne përsëri do të premtojmë për shtet ligjor, luftë kundër korrupsionit, barazi, drejtësi e punësim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, shton ai për “Expose”, prodhim i GazetaBlic.