• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Pal Lekaj: Nëse veteranët s`përfshihen në ligjin për pagën minimale prej 450 euro, AAK e bllokon Kuvendin bashkë me ta

06/18/2023 21:26
nga:N M

Një anëtar tjetër i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka thënë se është e çuditshme dhe e habitshme se pse Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi kanë neglizhuar me projektligjin që do të mundësonte rritjen e pagës në vend, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, kjo dëshmon edhe një nga premtimet, mashtrimet dhe dështimet e Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.

“Sa i përket Ligjit për Pagën Minimale keni të drejt kur thoni se kanë kaluar 365 ditë dhe është e çuditshme pse kjo Qeveri nuk procedon në Kuvend edhe pse ka ardhur në komisionin për buxhet, është diskutuar, është miratuar amendamenti i një deputeti të mazhorancës, që paga minimale të jetë 450 euro. Ne si AAK e kemi pasur një amandament që nuk ka kaluar 370 euro dhe mendoj se atë ditë është parë se kjo qeveri nuk është e interesuar fare të merret me këtë ligj, sepse vetëm ka pasur demagogji dhe jo diçka tjetër. I ka mashtruar qytetarët dhe po thuajse nuk ka bërë asnjë veprim ta procedojë dhe ta miratojë dhe ministri e tha atë ditë qartë se duhet të tërhiqet ky ligj nga qeveria dhe kjo jep të kuptohet se kjo qeveri ka bërë lojë më tepër sesa që janë të vendosur që të vazhdoj të procedohet dhe të votohet ky ligj. Ka mundësi që ligji të kthehet në pikën zero, apo mos të kaloi amandamenti i z. Rrahmani në Kuvend, sepse shumicën e përbëjnë ata dhe paga minimale mund të jetë 264 euro’, tha Lekaj për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Por në rast se projektligji ligji për pagën minimale mund të kthehet në pikën zero apo mos të kaloj propozimi për që paga minimale të jetë 450 euro apo edhe mos përfshirja e veteranëve në të, Pal Lekaj nga AAK thotë se nuk do ta përjashtojnë mundësinë që të protestojnë bashkë me kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

“Është më të ardh keq që vet Qeveria e ka politizuar pagën minimale dhe qitjen në ligj të veteranëve të luftës ata që kanë dhënë gjithçka nga vetja që ne sot të gëzojmë lirinë ta kemi shtetin e Kosovës dhe deri më tani nuk janë trajtuar dinjitetshëm. Ne kemi kërkuar si AAK , e kemi bërë një amendament që ka kaluar bashkë me PDK dhe tani nga komisioni për buxhet është miratuar që veteranët të hyjnë në këtë ligj, por a do të votohet në Kuvend nëse nuk tërhiqet nga qeveria ky ligj është pikëpyetje e madhe. Ne i themi Qeverisë që të mos bëjë lojëra me veteranët, me ata që kanë dhënë gjithçka nga vetja, kanë luftuar për këtë vend, kanë dhënë gjymtyrë dhe sot nuk trajtohen ashtu siç duhet. Sipas rregullores së Kuvendit i duhen 14 ditë që të procedohet në komisionet e përhershme parlamentare, pastaj të procedohet në Kryesi dhe kryesia ta qetë në rend dite, janë shterur këto afate dhe pritet që patjetër të procedohet, nëse nuk tërhiqet Qeveria. Nëse dështon projektligji, atëherë nuk ka rrugë tjetër pos ta kundërshtojmë në Kuvend, të bashkë rendohemi edhe me veteranët, dhe me qytetarët që të mos largojmë edhe opsione tjera që të ndalet ky mashtrim i kësaj qeverie, që të mos trajtohen as veteranët e as qytetarët në këtë mënyrë”, tha Lekaj.