• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Pacolli: Nuk fjeta deri në orën 3 të natës, pos votës time, koalicionit aktual i sigurova edhe dy vota të tjera për Vjosa Osmanin

04/23/2021 22:20
nga:Gazeta Blic

Për herë të parë biznesmni i njohur kosovar ka rrëfyer në detaje përpjekjet e tij e që më pas si duket patën edhe suskes për sigurimin e së paku dy votave PRO Vjosa Osmanit.

Për herë të parë Pacolli ka treguar komunikmet që kishte me këta dy deputet, një shqiptar e tjetrit nga pakicat serbe.

“E di se nuk kam fjetur deri në orën 3 të asaj nate dhe për mua do të thotë ora 3 të asaj nate ka qenë e qartë se të nesërmen se do të zgjedhet presidenti. Unë kam qenë në komunikim me zonjën Albena Reshitaj, por edhe me deputetin e Listës Serbe Adem Hoxha, besoj se kam ndihmuar, sa është ai kontribut se di… por kam qenë i involvuar tërë kohën dhe në një far mënyre i kam informuar eksponetet e koalicionit ( Kurti e Osmanin)  se cdo gjë do të jetë në rregull”, ka thënë Pacolli.

LEXO EDHE:

Pacolli: Për 3 javë mund t`i sjell 1 milion vaksina