BLIC.TV

“Nuk është puna mirë”, Gramoz Vokrri e zbulon për herë të parë mesazhin që Fadil Vokrri ia kishte dërguar gruas së tij gjatë procesit të votimit për pranimin në UEFA

05/07/2021 20:40
nga:Mergim Rreci

Kosova ishte pranuar në UEFA me 3 maj të vitit 2016.

Shumë vështirësi kishin kaluar, derisa Kosova u pranua me të drejta të plota në UEFA, shkruan GazetaBlic.

Gramoz Vokrri, djali i Fadil Vokrrit ka treguar se cili ka qenë mesazhi i Fadil Vokrrit, drejtuar gruas së tij gjatë kohës kur po votohej për njën nen, i cili ishte keqkuptuar nga shumë perona.

“Ka qenë një nen që për të qenë anëtare e UEFA’s me të drejta të plota, duhej që Kosova të ishte e pranuar në OKB, gjë që nuk është ende aktualitet për ne. UEFA për me lehtësu procesin e votimit, kishte vendosur ta largonte këtë nen famëkeq, gjë që nuk kaloi, ky refuzim ngjalli shumë dyshime tek ne, por edhe tek babai im. Më kujtohet një rast kur në atë moment ia kishte dërguar një mesazh nënës time, e cila ishte në Francë”, tha fillimisht Gramoz Vokrri për “BlicInterview”

“Nuk është puna mirë”, shkurtimisht ia kishte dërguar këtë mesazh”.

“Bisedova edhe unë me nënën, fillova edhe unë të brengosem, deri në momentin kur e kuptuam që ky ishte vetëm heqja e nenit, por ishte e vërtetë që e vështirësonte procesin”, përfundoi Vokrri.

/GazetaBlic Sport