• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Normalizim ose konfrontim”- Mimoza Kusari-Lila i kundërpërgjigjet ‘ashpër’ Lajçakut

05/12/2023 20:33
nga:G C

Kryetarja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur në lidhje me vizitën e emisarit të BE-së që mbajti dje në Kosovë, Miroslav Lajçak.

Kusari-Lila komentoi edhe deklaratën e bërë dje nga Lajçak “normalizim ose konfrontim” deklaratë e cila solli shumë reagime.

“Situata në Veri dhe diskutimi për gjendjen perbrenda në Kosovë e cila lidhet me katër komunat që kanë shumicë serbe, e tregon se edhe zgjidhjet e mëhershme nuk kanë qenë zgjidhje përmbajtësore. Ne në vitin 2022 dhe rrjedhimisht dhe në vitin 2023 e pamë që me një thirrje nga Vuçiqi të gjitha strukturat paralele u rikthyen në funksionin e vet në ilegalitet. Duke patur serbët zyrtarë që tërhiqen nga institucionet dhe natyrisht pastaj komplet ecjet apo progresin përpara apo mosprogresin në varshmëri me vullnetin e Beogradit. Shumë pak ka të bëjë diskutimi aktual mbi jetën dhe kualitetin e jetës së serbëve, të komunitetit serb në përgjithësi në Kosovë, se sa që ka ndikimi politik i Beogradit ndaj këtyre serbëve. Frikësohem se e njëjta po përcillet në peshë edhe tek deklaratat e zoti Lajçak”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila foli edhe për presionin që serbëve iu bë për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

“Në raport me serbët e Kosovës, ndërmjetësit, më duket e marrin atë çfarë Beogradi i referohet interesave të serbëve të Kosovës, e më pak atë se çfarë realisht janë interest e serbëve të Kosovës. Këtë po e them edhe duke u bazuar në një mori sulmesh të cilat serbët e Kosovës në komunat në Veri u ballafaquan nga bandat serbe, nga mekanizma tërësisht të instrumentalizuara nga Vuçiqi për të gjithë serbët që konsideroheshin sipas tyre si bashkëpunëtorë të Prishtinës dhe parandalimi apo terheqja që ata të jenë më tepër në komunikim me proceset e shtetit të Kosovës, bënte që ata t’i ekspozoheshin pastaj sulmeve të vazhdueshme. Kjo solli edhe tek abstenimi enorm në procesin zgjedhor. Ne flasim për katër komuna në Veri, numri i votuesve i cili nuk e ka kaluar numrin 30 mijë votues. Referenca se serbët nuk kanë patur vullnet të marrin pjesë në zgjedhje është tëresisht e paqëndrueshme kur dihet numri i sulmeve që janë bërë ndaj atyre që kanë marrë inciativë fillimisht për të qenë pjesë e zgjedhjeve. Dimë partinë e zotit Jabllanoviq, pastaj edhe presioni që ka qenë tek të tjerët. Natyrisht edhe abstenimi në procesin zgjedhor edhe të partive të cilat veprojnë në jug të vendit” tha Kusari-Lila raporton Gazeta Blic.