• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Njeriu po varfërohet dhe prapë thotë ‘Albin baba’”, Arifi: Problemi më i madh i Kosovës sot është Albin Kurti

06/06/2026 17:25
nga:Sh R

I ftuari i radhës në emisionion Blic Interview me Astrit Gashin ishte kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Avni Arifi, raporton GazetaBlic.

Arifi tha se Kosova po përballet me një nivel të lartë të popullizmit, i cili sipas tij ka depërtuar në shumë segmente të shoqërisë dhe ka marrë përmasa të theksuara.

Sipas tij, kjo situatë ka ndikuar që një pjesë e qytetarëve, pavarësisht sfidave ekonomike dhe sociale, të vazhdojnë ta mbështesin kryeministrin Albin Kurti, madje duke i thënë edhe ‘Albin baba’.

Arifi thotw se Kurti e ka krijuar njw pwrceptim tek njw pjesw e popullatws qw partitw opozitare janw ‘krimenela, hajna, mafiasha dhe gjitha tw kwqijat’, ku sipas tij sa herw flet se si do t’i denoj ata Kurti fiton votw.

“E vërtet që ne jemi tu u përball me një nivel të lartë të një popullizmi që ka deportu te shumë pore të shoqërisë dhe kjo i ka marrë përmasat e një pandemie psikologjike, njeri e sheh që po varfërohet e sheh që po i ndalet perspektiva dhe i thotë Albin Baba, është e pashpjegueshme, mundohna me e kuptu logjikën. E ka kriju në mendësinë e një pjese të popullatës që partitë opozitare janë kriminel, hajna, janë mafiash, janë tona të kqijat dhe sa herë flet se qysh ka me i denu ata, me i arrestu ata, fiton votë, kjo mënyrë e të menduarit ka me sos këtë vend, ka me i bë dëme të mëdha”, tha ai.

Arifi theksoi se Kosova ka nevojë për bashkëpunim politik dhe social, duke shtuar se kundërshtarët politikë nuk duhet të trajtohen si armiq.

“Kosova ka të ardhme vetëm nëse ne bashkëpunojmë me njëri tjetrin, nuk guxojmë na me pa një parti si armiqësore, unë e du Kosovën, jam Aleancë, unë nuk e shoh votuesin e partive tjera që është hajn, as që është kriminel”, u shpreh tutje.

Sipas tij, një lider që e do vendin e tij duhet të punojë për uljen e gjuhës së linçimit dhe përçarjes në shoqëri.

Ai akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e një sistemi të organizuar të linçimit në rrjetet sociale, duke pretenduar se janë rekrutuar persona për të sulmuar dhe delegjitimuar kundërshtarët politikë.

“Një lider që e do popullin e vet, del edhe kërkon me u ndal gjuha e linqimit dhe e përqarjëes, ky është vet kreator të paktën në bazë të asaj që thonë njerëzit e LVV. Gjuhën e linqimit dhe përcamjes përmes rrjeteve sociale, LVV e ka kriju me profesionalizëm, kanë rekrutu njerëz për me i sha, me i fy, me i deligjitimu njerëzit. Gjithonë në Kosovë ka pas sharje e fyerje, na po flasim ndryshe është kur ki të bëjsh me një krijim të sistemit, aty ka sistem të linqimit”, tha Arifi.

Në fund, Arifi tha se situata politike në vend po ndikon edhe në raportet ndërkombëtare të Kosovës, duke përmendur mungesën e njohjeve të reja dhe mosanëtarësimin në Këshillin e Evropës si shembuj të ngecjes së vendit në politikën e jashtme.

“Kosova nuk duhet me pas këtë, ne kemi mbrri me mbijetu si komb për shkak të solidaritetit të madh që kemi pas mes njeri tjetrit, e kemi ndihmu njëri tjetrin, gjuha e armiqësisë ka me dërgu Kosovën në thyeqafje, e problemin më të madh e ka Kosova që e ka Albin Kurtin që po don me qu vendin në theqafje, nuk na kanë pranu në Këshill të Evropës, për 6 vite ministria e jashtme asnjë njohje nuk e ka arrit”, përfundoi Arifi për GazetaBlic.