Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, është i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Kryeziu tha se të gjitha indikacionet janë që vendi po shkon sërish drejt zgjedhjeve të reja.
Ai potencoi se as nga faktori ndërkombëtar deri tani ska asnjë lëvizje në drejtim të ndërmjetësimit për t’u mundësuar formimi i Qeverisë së re.
“Jo, nuk ka quar askush shenjë tek ne. Kemi parë deklaratat politike të disa ambasadorëve të cilët normalisht kanë përkrahur konsensusin politik për të cilin edhe ne jemi, për të patur një konsensus politik edhe për të krijuar një qeveri e cila do të vazhdojë tutje me përgjegjësi të cilat e presin Kosovën edhe me urgjencën e përgjegjësive të cilat i ka Kosova edhe në skenën ndërkombëtare por edhe në ambientin e brendshëm ligjor, politik, zhvillimor dhe të gjitha” tha Kryeziu.
I pyetur nëse e sheh të pamundur një koalicion ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Kryeziu tha këtë përgjigje.
“As VV-LDK nuk e kam par të pamundur por gjithsesi e kemi të pamundshëm. Partia Demokratike përmes eksponentëve të vet edhe ajo ka ‘betonizuar’ veten si refuzim për të qenë pjesë e një qeverie me Vetëvendosjen. Gjithashtu Vetëvendosja i ka ‘betonizuar’ veten për të qenë pjesë e një qeverisje me Partinë Demokratike edhe do të thotë kemi këtu dy rrethana….një tendencë të VV-së për t’u futur në koalicion me LDK-në, refuzim të LDK-së. Letra publike e VV-së për koalicion me LDK-në lë shumë për të dëshiruar e as më së pakti është një hap serioz për ndërtimin e një koalicioni me Lidhjen Demokratike në këtë rast për arsye se edhe në debate publike e kemi parë se për dallim se me zotin Limaj, zoti Kurti është takuar 2-3 herë…. me PDK-në dhe LDK-në i ka bërë përmes letrave publike edhe letrave të cilave në njëfar forme mund t’i quajmë edhe fyese për këto subjekte politike”
“Nëse do të vinte një koalicion i tillë, LVV-PDK, për shkak të presionit publik edhe në prapavijë ka qenë një ‘lojë’ e këtyre subjekte politike për të kamufluar idenë e bashkëqeverisjes, atëherë besoj se kjo do të ishte shumë ndëshkuese për këto subjekte politike” tha Kryeziu në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


