• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Nga ligji për konfiskimin e pasurisë mund të pësojnë edhe investitorët e jashtëm të cilët do të tërheqin investimet e tyre”

01/14/2022 22:32
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Konfiskim i pasurisë apo hakmarrje“.

Akterët e këtij dokumentari shprehen me pesimizëm për funksionimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë, i cili sipas tyre zor që do të gjejë zbatim në vend.

Sipas organizatave që merren me monitorimin e sistemit të djretësisë në vend nga ligji mund të pësojnë edhe investitorët e jashtëm të cilët mbase edhe mund të tërheqin investimet e tyre, cka do të prodhonte dëme në ekonominë e vendit.

“Pse kjo është e gabuar për Kosovën, ështe për shkak se diaspora i bie paratë jo përmes institucioneve bankare dhe këto mjete nuk mund të justifikohen, për shkak se nuk e ka një mjet  të ligjshëm për mënyrën se si kanë ardhur, po ashtu në një vend ku ka problem më regjistrimin e pronave shumë qytetarë nuk e kanë pronën në emrin e tyre, ata nëse e shesin këtë pronë që nuk është në emër të tyre dhe kështu kjo pasuri mund të konfiskohet, nuk ka pasur një sistem bankare qysh prej fillimit dhe kjo mund të jetë një problem që mund të ndikoj tek konfiskimi i aseteve, ky ligj nuk bën për Kosovën që barra e provës të mbetet mbi palën. Përveç kësaj kjo do të rrezikoj edhe investimet e huaja për shkak se pronat do të jenë të pasigurta, qeveria në cdo moment mund të ndërhyjë të konfiskoj këto asete dhe kështu do të frikësohet cdo kush për shkak të këtij mekanizmi i cili bie në duart e partive në pushtet. “, thotë Albert Krasniqi nga Demokracy Plus.

Derisa në anën tjetër Ehat Miftaraj nga IKD thotë se është po i njëjti sistem i drejtësisë të cilit nuk i ka besuar LVV-ja sa ka qenë në opozitë.

“Sistem prokurorial dhe gjyqësor që është i ndikuar nga grupet e interesit, sistem gjyqësor dhe prokurorial që në 10 vitet e fundit rrallë ka ndarë drejtësi e shumë herë padrejtësi, dhe me VV-në kemi pasur një problem që nuk mund të miratosh një ligj të tillë dhe të kërkoj nga institucionet gjegjëse që të zbatojnë këtë ligj, pra po flasim për personat që nuk po i ushtrojnë kompetencat e tyre dhe ky është dyshimi sepse pa e pasur një process të vektingut, pa e pastruar atë dyshojmë se do ta kenë vullnetin që do ta zbatojnë këtë ligj mbi bazën që e ka për qëllim”, u shpreh ai.

Emisioni i plotë:

Projektligji për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar nga Qeveria Kurti në fund të muajit dhjetor dhe i njejti i është dërguar Kuvendit të Kosovës. Shqyrtimi i tij në komisionet parlamentare ende nuk ka nisur.

Nëse miratohet, ky ligj do të hyjë në fuqi 6 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, që supozohet se nga vjeshta do të fillojnë hetimet e para për zyrtarët publik që dyshohet se janë pasuruar në mënyrë të kundërligjshme.