• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Nga 1 deri në 10 për Agim Ademin? Trajner Ismet Munishi ia “mbyll” një 3-sh kryetarit të FFK-së

04/26/2024 21:41
nga:E K

Trajneri, Ismet Munishi i ftuar në ‘Blic Interview’ prodhim i GazetaBlic teksa ka folur për futbollin vendor nuk ka kursyer kritikat drejt kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Sipas Munishit, Agim Ademi nuk ka arritur të bëjë më të mirën për futbollin vendor, teksa e kritikon për monopolizim të FFK-së.

Ademi si kryetar merr notën 3 nga trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, pasi nuk ka punuar mjaftueshëm.

“Nga një deri në 10, kam notën 3. Unë e shoh një kryetar që në maksimum duhet të di të shfrytëzojë asetet humane, njerëzore që i ka ky vend. Duhet me ndërru një mentalitet, duhet me bo sukses me kombëtaren. Ai është ekskluziv që i zgjedh trajnerët, duhet me pas sukses, ka punu pak duke shtruar fusha me bari sintetik edhe për integritetin e ligës që na e kemi duhet të kemi më të madh, jo tani për momentin. Ta ndryshojë edhe Komunitetin e futbollit dhe njerëzit e futbollit që i ka përreth, pasi s’jemi mirë. Për me mbledh vota është mjeshtër, e këta servila. Veç në Kosovë është njeri milioner edhe servil, kur je milioner duhesh me kanë boss, me pas pak integritet, me pas ndonjë kërkesë për t’mirë – jo për favor, por për përparim”, tha Munishi për Blic Interview.

Munishi kishte kritika të mëdha edhe për gjendjen e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në ciklin e fundit kualifikues, duke e quajtur si një turp për vendin pasi bota pa se në çfarë kushtesh infrastrukturore luajnë lojtarët vendor.

/GazetaBlic Sport/