• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Nëse opozita ka datë për zgjedhje, Kurti për inati tonë nuk e bën”, ” Vjosa Osmani, zjarrfikëse politike”

05/04/2024 15:22
nga:G C

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se, raportet e fundit ndërkombëtare bashkë me gjetjen e tenderave njëburimor, është trazuar partia në pushtet.

Madje sipas Hazirit, kanë gjetur raste kur vetë kryeministri Kurti ka intervistuar kandidatë për ndërmarrje publike.

“Raporti i Departamentit Amerikan dhe raportet e fundit ndërkombëtare kanë trazuar VV’në si parti shumicë, këtë e shkaktuar edhe Grupi Parlamentar i LDK-së me gjetjen e tenderave njëburimor. Iu kanë zënë duart njerëzve të Vetëvendosjes të futur në mjaltë, në kuletën e popullit, deri në bërryla”, tha Haziri.

“Në kuptimin administrativ, Kurti po njihet si kryeministër i centralizum, por në kuptimin e menaxhimit të parasë publike dhe abuzimit financiar, Kosova është dalë jashtë kontrollit. Ne kemi gjetë raste kur kandidatët janë ftuar nga kryeministri për intervista për ndërmarrje publike, kjo është e papranueshme dhe e pakuptueshme të mendojmë se Kurti nuk ka dijeni se çka po ndodhë në sektorët e vet të Qeverisë”, shton ai tutje në Blic Interview.

Sipas Hazirit, qëllimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar asnjëherë. Madje sipas tij, ai bën luftë hibride karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Kurti ka ndryshuar mjetet politike, por asnjëherë qëllimet. Ai ka agjendë të fshehur, sepse për të mbërri tek qëllimi i tij, ai është në gjendje ta manipulojë gjithkë. Luftën politike e ka jashtëzakonisht hibride karshi qytetarët dhe është e vështirë ta dijmë kur do të ketë zgjedhje”, tha Haziri.

Por, cila është data e mundshme kur vendi shkon në zgjedhje?

Haziri thotë se deri më tani nuk, madje sipas tij, edhe po të ketë opozita një datë të caktuar, kryeministri Kurti nuk e bën për “inati”.

“Sa i përket zgjedhjeve është një problem, momentin që Kurtit ia përmend një kohë, ai për inati tënd nuk e bën pastaj. Unë mendoj, se edhe presidentja mundet të krijojë rrethanë për zgjedhje duke i thirrë partitë politikë që të bisedojnë për një datë të caktuar”, tha Haziri.

Haziri tutje shtoi se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në raport me ndërkombëtarët është në një pozitë të zjarrfikësit politik.

“Vjosa Osmani është në një pozitë të zjarrëfikësit politikë, në raport me ndërkombëtar. Kohëve të fundit e ka një ofensivë që ta ruajë imazhin e Kosovës, por në raport me opozitën dhe me qytetarët e Kosovës, nuk ka veprime kushtetuese”, tha Haziri në Blic Interview.