• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Nënkryetari i Prishtinës: Këto projekte do të realizohen në mandatin e parë të Përparim Ramës

03/12/2023 22:01
nga:N M

E Alban Zogaj që është nënkryetar i komunës së Prishtinës nuk është pajtuar me asgjë që ka thënë opozita dhe ajo që ka dal nga monitorimi i institutit GAP, raporton Gazeta Blic.

Ka thënë, se në një vjetorin e qeverisjes së Përparim Ramës janë fokusuar kryesisht në lirimin e hapësirave publike.

Ka folur për katër projektet madhore, sipas tij të Ramës, që do të realizohen gjatë mandatit katër vjeçar , e që janë Rruga A, lidhja e lagjes Arbëria me Qendrën, Sheshin Xhorxh Bush, testimin e komunikacionit në Prishtinë, qentë endacak, urbanizmin dhe çështjen e mbeturinave në kryeqytet.

“Mandatin e parë, është rrugë e madhe kur them rrugë e madhe është e madhësisë së rrugës B, pra është pasqyrë e rrugës B, është rrugë më katër korsi, ka pjesën e biçikletave, rrugën për ecje, ka ndriçim, plus çka është me rëndësi e ka edhe kolektorin nën. Pra punë e madhe do të bëhet edhe në kolektor se mbledh të gjitha ujërat, kanalizimet që kalojnë në atë pjesë dhe pastaj përmbi do ta kemi rrugën e madhe, kështu që ne shpresojmë e besojmë që gjatë mandatit të parë do të kemi një pjesë të madhe të rrugës A të ndërtuar. Rruga A shkon dhe lidhet më rrugën B, tek rrethi i rrugës Muharrem Fejza dhe vazhdon deri te hoteli Garden, e kalon pjesën e Veternikut, futet nën me nënkalim me tunel dhe shkon deri te pjesa e hotelit Garden, që lidhet me rrugën e Fushë Kosovës, pra është një rrugë gjigante një projekt fantastik për qytetarët e Prishtinës”, thotë nënkryetari i Prishtinës.