• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Nënkryetari i PDK-së: Mendoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme, PDK del shumë mirë, LVV-ja jashtëzakonisht dobët

02/09/2024 22:13
nga:Y I

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, ka thënë se vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ai tha se pritet që PDK-ja të dalë shumë mirë ndërsa LVV-ja jashtëzakonisht më dobët se çfarë presin.

“Unë mendoj se ka me pas zgjedhje të parakohshme, nuk do të shkojë mandati deri në fund. Edhe zoti Konjufca deklaroi se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe kjo tregon se edhe brenda ka pakënaqësi për mënyrën e qeverisjes, se nuk është problemi tek numrat se ata numrat i kanë. Pse ata po kërkojnë zgjedhje të parakohshme sepse edhe ata vetë e kuptojnë se nuk kanë suksese me të cilat munden t’iu thonë njerzve jemi në gjysëm të projektit dhe na duhet der në fund mandati”

“Ne si PDK kemi me pas rezultat shumë më të mirë, ndërsa LVV-ja një rezultat jashtëzakonisht më të dobët se çka pret. Gara do të jetë shumë interesante” deklaroi Ismaili në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

VIDEO: