• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Në Ushtri apo në Komunë, ku është më vështirë?!- Kështu përgjigjet Haradinaj!

07/23/2021 20:35
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka treguar se si është të jesh deputet dhe tashmë që synon të parin e komunës.

Haradinaj ka thënë se që në moshë të re është mësuar të udhëheqë.

“Shumë në moshë të re unë kam udhëheq, edhe gjatë luftës e kam udhëheq një njësi shumë të suksesshme dhe jo rastësisht edhe njerzit ndihen krenarë me udhëheqjen e kohës. Pas luftës kam udhëheqë me zonë më të fuqishme të Kosovës, me zonën e Dukagjinit për tri vjet, pastaj kam qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë”

“Komuna është më e lehtë se Ushtria. Ushtria është strikte, janë përgjegjësitë  edhe nuk e ke hierarkinë me marrë vendime direkt. Të qenit kryetarë komune mendoj se të gjitha kapacitetet i ka kryetari i komunës në dorë. Ndoshta ky Ligj nuk është më i miri sepse i jep shumë fuqi kryetarit të komunës por në të njëjtën kohë e mban përgjegjës kryetarin e komunës për të gjitha vendimet. Shumë njerëz këtu në Prishtinë kanë qef me i qujt drejtorë, kanë qef me i qujt me terma të ndryshëm por me Ligj nuk ka drejtorë në komunë, ata janë vetëm këshilltarë për tema të caktuara. Kryetari i Komunës është “Padisha”, “Mbret”. tha Haradinaj raporton Gazeta Blic.