“Ne të mbijetuarit jemi njerëz të vdekur, vetëm që ecim, për neve ka përfunduar jeta me atë ditë”, thotë Ramadan Nishori, derisa flet për traumat që e kanë përcjellë ndër vite.
“Ka qenë një traumë shumë e rëndë sepse kam pasur rastin që të më bëhen dy trauma bashkë, fillimisht ajo që më ka ndodhur në stacion të Policisë, pastaj burgosja ime dhe kisha vuajtje, pa ngrënë e pa pirë, pastaj masakra e Dubravës e shumë e shumë tjera. Është diçka që njeriu s’mund ta marrë me mend sa e vështirë është. Më nuk të intereson asgjë, edhe po të vdesësh aty për aty. Unë e kam thënë shpeshherë, ne të mbijetuarit jemi njerëz të vdekur, vetëm që ecim, për neve ka përfunduar jeta me atë ditë. Por duhet për shkak të familjes, shoqërisë të bëhesh i fortë me zor”, ka rrëfyer ai./Gazeta Blic/


