• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Nait Hasani: Transparenca e ‘Gjykatës Speciale’ është zero!

05/19/2023 20:52
nga:Y I

Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i ftuar në ‘Blic Interview me Astrit Gashin’ ka folur në lidhje me përparimet e Shqipërisë dhe Kosovës, gjatë viteve të fundit.

Hasani tha se Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe është më përpara se Kosova, në disa drejtime.

Ai tutje theksoi se Kosova ka patur disa pengesa në procesin e shtetndërtimit.

“Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në këtë drejtim dhe është shumë më përpara Kosovës. Kosova ka stagnuar pasi kemi rrethana të ndryshme dy vendet. Shqipëria është shtet i njohur ndërkombtarisht, ka territorin, ka administratën, ka zhvillimin, dhe ka misionet diplomatike të njohura ndërkombtarisht ndërsa Kosova nuk i ka këto. Kosova është njohur nda disa misione diplomatike ose shtete të cilat janë pjesë e kombeve të bashkuara, që janë 117 njohje por nuk janë të mjaftueshme për të qenë anëtarë i Kombeve të Bashkuara, ta kesh territorin, ta kesh sigurinë. Shqipëria ka ushtrinë, Policinë, të gjitha të vetat, ndërsa ne i kemi pjesë të menaxhimit nga Bashkësia Ndërkombëtare. Kosova nuk mundet me ecë në hap me kohën për shkak të procesit të dialogut. Pengesat kanë qenë edhe kur kemi patur një opozitë mjaft të fuqishme në rrugë, me protesta, kur kemi patur demarkacionin me Malin e Zi. Kemi patur gjykata të UNMIK, të EULEX, Gjykata Speciale, ato kanë gjyku njerëz, kanë gjyku grupet e krimit por edhe të luftës”

Hasani ka folur edhe në lidhje me procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Gjykimi ka fillu dhe për mua nuk është transparente gjykata. Për mua është jokredibile në formën e tillë për shkak se ajo mund të marrë vendime negative dhe ne nuk e dimë se për çfarë vendimesh është marrë negativiteti ose dënimi që mund t’u ipet. Prandaj transparenca e Gjykatës Speciale është zero dhe qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se për çfarë po gjykohet presidenti i një shteti sepse nuk është një qytetar presidenti, presidenti është një drejtues i luftës, një njeri që ka dhënë një kontribut për lirinë e vendit. Qytetarët duhet ta dinë pse po ju dënohet çlirimtari i tyre. Akuza për “Ndërmarrje të përbashkët kriminale” pavarësisht kush është aty, është mjaft e ultë, negative, dhe nuk nuk kemi patur asnjëherë ndërmarrje të përbashkët kriminale me askënd. Ne kemi patur një organizim tonin të përbashkët për luftën për liri, për çlirimin e vendit tonë kundër pushtuesit shekullor, Serbisë” tha Hasani në ‘Blic Interview’ raporton Gazeta Blic.