• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Nait Hasani: Shqipëria për mua është burim frymëzimi, ka zhvillime të jashtëzakonshme vitet e fundit!

05/19/2023 20:47
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka folur në lidhje me zhvillimet në vitet e fundit në Shqipëri, raporton Gazeta Blic.

Hasani tha se në Shqipëri ka zhvillime të jashtëzakonshme në vitet e fundit dhe se për të është burim frymëzimi.

“Shqipëria për mua është një burim frymëzimi, ka qenë i qëndresës i guximi dhe i motivit. Shqipëria ndryshimet i ka të jashtëzakonshme kur e llogaris nga vitet e 90-ta dhe deri tani . Nga trazirat dhe migrimi i shqiptarëve, lufta civile e 97 , bunkerat brenda qyteteve, sot Shqipërinë e sheh me një zhvillim me një gjelbërim, me një mjedis të jashtëzakonshëm evropian. Turistët e huaj e shohin Shqipërinë, ne për çdo i shohim ndryshimet por ne na duken të njëtrajtshme. Ne nuk kemi mundur të shkojmë në Durrës për shkak të erërave të kanalizimeve, ndërsa sot pritet të ndërtohet Durrësi i ri një metropol evropian, qendër thuajse sikur Dubai. Kur shkon në Vlorë e sheh një qytet dhe një pjesë të mjedisit të rregulluar, të ndërtuar, të zhvilluar dhe këto janë ato ndryshimet që ne gradualisht e shohim por nuk mund të bindemi për shkak edhe të disa lidhmërive që i kemi njëra me tjetrën, por mendoj se Shqipëria ka zhvillim dhe përparim. Shqipëria tani është në NATO, kandidate për Bashkimin Evropian, ka zhvillim ekonomik, ka migrim sikur të gjitha vendet e Evropës ose të rajonit. Si vende të vogla dukja është më madhe dhe shihet ma shumë. Shqipëria e ka këtë përparim dhe këtë zhvillim dhe besoj se edhe raporti i ndryshimeve në raportin e ligjeve, të sigurisë, ka bërë një zhvillim, ndoshta nuk është i mjaftueshëm, vendosja e SPAK etj.

I pyetur në lidhje me kultivimin e lëndëve narkotive në Shqipëri, Hasani pati këtë përgjigje.

“E kuptoj këtë, lufta është e madhe e sistemit ligjor dhe policisë në këtë drejtim, kjo është një luftë e jashtëzakonshme që e ka bërë Shqipëria. Pikërisht kjo luftë ka ndiku t’i hapen dyert Shqipërisë drejt BE-së. Ka një luftë të madhe mes pushtetit dhe krimit dhe besoj që shteti do ta fitojë këtë betejë” tha Hasani në Blic Interview raporton Gazeta Blic.