• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Nait Hasani: Bedri Hamza është dashur të japë dorëheqje pas humbjeve në zgjedhje

10/24/2026 09:25
nga:L J

Nait Hasani ka deklaruar se Bedri Hamza është dashur të japë dorëheqje pas humbjeve në zgjedhje, duke vlerësuar se një veprim i tillë do të hapte rrugë për procese të reja brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë në “Blic Interview me Astrit Gashin”, Hasani ka thënë se Hamza ka qenë tri herë pjesë e garës zgjedhore dhe se rezultatet e fundit kanë treguar rënie të numrit të deputetëve të PDK-së.

“Bedri Hamza është dashur të japë dorëheqje pas humbjeve të zgjedhjeve, sepse ka qenë tri herë pjesë e kandidimit. Kjo është rrjedhë politike”, ka deklaruar Hasani.

Sipas Hasanit, dorëheqja do të mundësonte hapjen e proceseve të brendshme zgjedhore në parti, të cilat, sipas tij, nuk janë mbajtur për 7-8 vjet.

“Dorëheqja për një rrethanë politike është e mirë, sepse i hap proceset e zgjedhjeve brenda. PDK-ja nuk ka pasur zgjedhje për 7-8 vjet. Zgjedhjet prodhojnë dhe shtyjnë motivin e njerëzve për angazhim, për përmirësim të kushteve”, ka deklaruar Hasani.

Vetëm pak ditë më parë, Hamza dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të PDK-së./GazetaBlic