Nafije Latifi ka folur në emisionin “Exposé” për mbështetjen institucionale që ka marrë ndër vite Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta Vita”, në përpjekjet për t’u dalë në ndihmë grave të diagnostikuara me këtë sëmundje.
Ajo veçoi përkrahjen e ish-presidentes Atifete Jahjaga, si dhe donacionet e ndara nga presidentja ish-presidentja Vjosa Osmani për gratë e diagnostikuara rishtazi me kancer të gjirit.
“Presidentja Vjosa Osmani, e cila gjithashtu për pesë vite me radhë ka shpërndarë, ka dhënë donacion për të gjitha gratë raste të reja të cilat diagnostikohen brenda një viti, prej një tetori në tjetrin”, tha Latifi.
Sipas saj, kjo përkrahje ka përfaqësuar një lehtësim për gratë që përballen me sëmundjen, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në mbështetjen e pacienteve me kancer të gjirit.


