I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është njohësi i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj.
Mushkolaj përpos VV-së foli edhe për problematikat në subjektet opozitare, përkatësisht PDK.
Ai foli për grupacionet që ekzistojnë aty duke theksuar ka dy grupacione dhe se kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka qenë një ‘lloj përbashkuesi’ i tyre.
“Tek PDK-ja tash e sa vjet, të paktën ne që merremi me këtë punë e dimë se ka, nuk po them njëfarë ndarje si me thikë, por ka edhe aty grupe të cilat pavarësisht se janë në opozitë tash e 6 vite, ne e dimë se kanë probleme veçanarisht kur bëhet fjalë për mënyrën se kush është më i ‘forti’. Ne e dimë se cila linjë ose të paktën të krijohet përshtypja se cila linjë mundet me dominu në PDK. Aty e kemi linjën e fortë po e quaj kështu e cila është linjë që përfaqëson njerëz që kanë dalë prej lufte, njerëz që kanë pas pushtet, njerëz të cilët kanë qenë pjesë e shërbimit sekret, njerëz të cilët kanë pasë kompetenca jashtëzakonisht të mëdha. Dhe është grupi tjetër i cili indentifikohet si një grup i cili është pak më ‘soft’ pak më i butë edhe i cili në fakt në njëfarë forme edhe në momente të caktuara e ka shpetu PDK-në për me ja heq ‘vellon’ e një partie shumë të fortë agresive, e ka nxjerr në një sfond tjetër. Aty ka probleme të cilat unë mendoj që kanë mujt me ‘amortizu’ me kandidimin e zotit Hamza si kandidat për kryeminsitër. Mendoj se zoti Hamza ka qenë një lloj përbashkuesi për shkak se të mos harrojmë se zoti Hamza ka qenë edhe pjesë e pushteteve të PDK-së në të kaluarën ku kryeministër ka qenë zoti Thaqi por në anën tjetër zoti Hamza në njëfarë forme, për shkak të prejardhjes së tij prej regjionit nga vjen, shihet si njëfarë ‘mesi i artë’ që kishte mujt me i përbashku këto grupe” tha Mushkolaj në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”
Intervsita e plotë: