• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Muhaxheri: Rritja e rrymës po ndikon në çmimet tjera dhe po shkakton varfëri në vendin tonë

05/17/2025 21:15
nga:Sh R

Eksperti i ekonomisë, Arton Muhaxheri, thotë se qeveria e ka mbështetur në heshtje vendimin e ZRRE, sepse po të donte ta largonte këtë vendim do të kishte reaguar ashpër, raporton GazetaBlic.

Muhaxheri për dokumentarin Expose, thotë se pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike, kanë filluar të rriten çmimet edhe në produktet tjera elementare.

“Qeveria e ka mbështetur në heshtje, sepse po të donte ta largonte këtë vendim do të kishte reaguar ashpër. Ne kemi një deklaratë të Rizvanollit ku thotë se do të bëjmë përpjekje për ta zvogëluar 15% dhe ajo jo që nuk e zvogëloi por u bë 16.1%, kjo nëse e zbërthejmë në rritjen e produkteve të konsumit nuk do të rriten çmimet në treg për vetëm 16% por çmimet do të rriten në 20 deri 30%. Kjo ka filluar me çmimin e bukës, kafës, do të filloj edhe me produktet tjera ku do të shtrejntohen të gjitha produktet”, tha ai.

Ai thotë se vendimi i ZRRE nuk është vendim i ZRRE realisht por është vendim i qeverisë së Kosovës, e cila e shfrytëzuar ZRRE si një mekanizëm për ta shtrejntuar energjinë elektrike.

Muhaxheri thekson se kjo rritje e çmimeve që po ndodh në vendin tonë po shkakton varfëri për qytetarët dhe dëmton ekonominë e vendit.

“Duhet t’ua bëjmë me dije qytetarëve se vendimi i ZRRE nuk është vendim i ZRRE realisht por është vendim i qeverisë së Kosovës, e cila e ka shfrytëzuar ZRRE si mekanizëm për ta shtrejntuar energjinë elektrike, sepse qytetarët janë duke keqkuptuar ZRRE po e marrin sikur të ketë një trup jashtë institucioneve tona dhe ata po bëjnë cka po kanë dëshirë vet, por jo nuk është e vërtetë, ZRRE është pjesë e institucioneve tona, e zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, dhe ka kontroll të jashtëzakonshëm nga qeveria e Kosovës. Vet fakti kur ata kanë marr inciativë për ta shtrjetuar energjinë elektrike, qeveria është i vetmi institucion në Republikën e Kosovës që ka heshtur në raport me propozimin e tyre për ta ngritur cmimin e energjisë elektrike. Rritja e energjisë elektrike shkakton varfëri për qytetarët dhe dëmton ekonminë e vendit ashtu sic ka filluar ta dëmtoj”, përfundoi Muhaxheri për GazetaBlic.