• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

MPJ jep detaje për Expose lidhur me numrin e qytetarëve që po largohen nga Kosova

01/28/2022 22:20
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” ka transmetuar pjesën e dytë të dokumentarit për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.

Ilir Bytyqi, zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dhënë detaje për Expose lidhur mbi kërkesat e qytetarëve për largim jashtë vendit.

Ai ka bërë të ditur se brenda ditës deri në 300 qytetarë presin në radhë për të marrë një shërbim të tillë, i cili është i nevojshëm për të lëvizur në disa vende të Bashkimit Evropian dhe rajonit, por i njëjti nuk kërkohet për Gjermani, aty ku kërkesa është më e madhe migrim.

Sipas tij, dokumentet më të shpeshta që kërkojnë një vulë të tillë janë ato të lëshuara nga Policia e Kosovës dhe gjykatat se ndaj tyre nuk është duke u zhvilluar ndonjë proces hetimor.

“Në MPJ nuk mund të konludojmë saktësisht për cka mund të përdoren dokumentet, por mund të aludojmë me një rezultatë se kërkesa që ka një interesim më të madh të shprehur të qytetarëve janë për qëllimë studimi dhe biznes të jashtëm, mund të konkludojmë që përvec këtyre ka edhe për qëllime shëndetësore dhe qëllime të pensioneve, ndërkaq tek cështja e migrimit të qytetarëve i ndajmë në dy kategori, ata që janë atje ju merr kohë më tepër përtrirja e dokumenteve ndërkaq ata që aplikojnë për herë të parë më pak”, ka deklaruar ai.

Sipas Bytyqit vetëm brenda vitit të kaluar rreth 90 mijë dokumente janë apostuluar, që është vërejtur edhe një rritje e madhe në krahasim me vitin 2020, kur ishin verifikuar mbi 50 mijë dokumente.

“Radhët jemi mundu me i heq në mas të madhe i kemi vendosur terminet për t’i larguar për shkak të punës së pandemisë, në vitin 2020 janë mbi 50 mijë dokumente që janë apostulu, ndërkaq në vitin 2021 kur kanë qenë kapacitet e plota janë realizu afër 90 mijë dokumente, interesimi dhe rritja është duke ndodhur për qëllime biznesi dhe për qëllime të shkollmeve jashtë vendit, por edhe për pensone që ju duhet dokument apostular”, tha ai.

Megjithatë në MPJ mungojnë informacione për dokumentet që më së shumti kërkohet vula apostile dhe vendet ku kanë për destinacion qytetarët që presin në radhë për një shërbim të tillë.

Më poshtë mund të shikoni dokumentarin e plotë: