• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Molliqaj: Albini do të tërhiqet nga vendimi për rrymën, i ka disa djathtist afër vetës

01/28/2022 21:00
nga:N M

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shprehur bindjen e tij se kryeministri i vendit, Albin Kurti do të tërhiqet nga vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton Gazeta Blic.

Ai në një intervistë “Blic Interview” ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje më nuk është parti e majtë dhe se qeveria do të tërhiqet nga vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Janë dy ideolog që i ka kryesore Albini: Besnik Bislimin dhe Hekruan Muratin, që edhe masat për pandemi por edhe tash për energji elektrike, i kanë nga pikëvështrimi i djathtë. Ne nuk jemi këtu për çështje kulturore majtas ose djathtas, por jemi se cilës kategori i shërben. Është e qarët se ata që kanë bindje të djathta, besojnë se duhet të favorizohet biznesi e përmes biznesit mund të kemi përparime ekonomike”, thotë Molliqaj.

Molliqaj tha se si PSD janë kundër një vendimi ku të varfrit subvencionojnë bizneset e mëdha.

“Ne jemi kundër kësaj normalisht e kundërshtojmë fuqishëm një vendim i cili rritë çmimin e energjisë elektrike më shumë se 100 për qind dhe jemi kundër që nga buxheti i Kosovës e që është i mbushur nga shtresa e mesme dhe e varfër të subvencionohen bizneset e mëdha siç janë bankat dhe të tjera e që ashtu kështu kanë korrur fitime shumë të mëdha në këtë periudhë të pandemisë”, tha ai.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni LIVE në “Gazeta Blic”: