• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Miftaraj: Ligji për konfiskimin e pasurisë mund të përdoret për hakmarrje!

01/14/2022 22:18
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Konfiskim i pasurisë apo hakmarrje“.

Ligji në fjalë është kundërshtuar nga shoqëria civile dhe organizatat jo qeveritare që merren me monitorimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Ehat Miftaraj nga IKD pohon se ky ligj përbënë shkelje ligjore dhe kushtetuese, raporton GazetaBlic.com

Në rastin konkret së paku në tri fusha kjo iniciativë ligjore i ka disa shkelje ligjore që e cenojnë kredibilitetin e këtij procesi, ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar dhe ata kanë rezerva lidhur me mënyrën se si po menxhohet ky proces, do duhej të kishte edhe një debat publik… Ky mekanizëm do duhej të ishte në harmoni me kushtetutën dhe parimet që i promovojnë, të drejtat dhe liritë e qytetarëve, në këtë fazë mund të themi se ka disa disapozita kushtetute dhe të cilat janë në kundërshtim me frymën dhe qëllimin e kushtetutes“, tha Miftaraj.

Ai konsideron se ligji për konfiskimin e pasurisë mund të përdoret edhe për hakmarrje politike.

Ligji i cili është hartuar, projektligji le hapësirë për hakmarrje, le hapësirë për korrupsion, nga zyrtarët e agjencisë që nesër mund të emërohen në këtë mekanizëm, sot e kemi VV-në në pushtet, por nëse marrim për bazë faktin se asnjë qeveri nuk ka arritur të përfundoi mandatin 4 vjeçar, mundësitë që një tjetër qeveri do ta zbatoj janë të mëdha kështu që ky ligj mund të kthehet në boomerang nga partitë tjera, nëse e lexojmë si është propozim-ligji është një agjenci e dytë si ajo e korrupsionit, drejtori i byros do të ketë kompetenca të jashtëzakonshme se kë do ta ken target të hetimit kur ata konstatojnë shpërputhje me të hyrat që zyrtarët publik e kanë bërë“, ka deklaruar ai.

Emisioni i plotë:

Projektligji për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar nga Qeveria Kurti në fund të muajit dhjetor dhe i njejti i është dërguar Kuvendit të Kosovës. Shqyrtimi i tij në komisionet parlamentare ende nuk ka nisur.

Nëse miratohet, ky ligj do të hyjë në fuqi 6 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, që supozohet se nga vjeshta do të fillojnë hetimet e para për zyrtarët publik që dyshohet se janë pasuruar në mënyrë të kundërligjshme.