Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i organizatës së OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ishte i ftuari i radhës në dokumentarin ‘Expose’.
Ai na rrëfeu më gjerësisht për përjetimet gjatë burgosjes së fundi në Hagë dhe se si kishte takuar rastësisht edhe kriminelin serb, Ratko Mlladiq.
Ai tregon momentin se si ndodhi ky takim, nga një gabim i gardianëve.
“Mlladiqin dhe kriminelët e tjerë që kanë qenë aty të dënuar i kemi parë edhe më herët për dritare gjatë vizitave, mirëpo unë kam pas një rast padashje, u bë një gabim e truprojeve të atij, e gardianëve të tij me gardianët tanë, duke shku unë në mjekësi…. kur u çel lifti ai me siguri ishte duke ardhë në shëtitje dhe jemi takuar, shumë shkurt. Mirëpo aty kanë reagu shumë shpejt gardianët, edhe pse s’ka patur asnjë tentim, as i imi…ai s’mundet hiq, ai mezi ec. Kanë reagu ata që ne mos me u pa, arsyea është sepse më herët ne na kanë kërku nëse duam të kemi shëtitjet dhe sportin bashkë. Ne të tre s’kemi pranu, Cali, Hysnia dhe unë. Njëjtin vendim e kanë marrë edhe krerët e tjerë kur kanë ardhë” tregoi Haradinaj për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/