E ftuara e radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është ish-zv/shefja e Grpit Parlamentar të PDK-së dhe ish-deputete e këtij subjekti politik, Blerta Deliu-Kodra.
Deliu-Kodra tha se mënyra se si u nxorr si kandidate Feride Rushiti nuk fliste për seriozitetin e një kandidature dhe sipas saj nëse Kurti do të donte t’a zgjidhte Presidente do t’a kishte bërë me pajtimin e forcave politike.
Ajo tregoi tutje edhe për mesazhin që i erdhi në WhatsApp-it Bedri Hamzës nga Albin Kurti dhe çfarë përmbante.
“E para mënyra se si u nxorr si kandidate nuk fliste për seriozitetin e një kandidature. Sepse po të donte që ta zgjedhte zonjën Feride Rushiti, Albin Kurti Presidente, unë jam i bindur që këtë e kishte bërë më herët me pajtimin e forcave politike, me një konsensus më të gjerë, nuk ka patur hatërmetje dhe nuk ka patur refuzim ndaj zonjës Rushiti sikur ajo të trajtohej në mënyrën se si duhej të trajtohej një kandidat serioz. Por në momentet e fundit, dy kandidatë partiakë, kinse lëshuan rrugë, zoti Konjufca për hir të Kosovës zonja Kollçaku po tërhiqem prej kandidaturës një ditë para se të përfundonte afati kushtetues. Pastaj u propozuan dy emra të respektuar zonja Rushiti dhe zonja Hatixhe Hoxha petagoge në universitet ka qenë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ajo u bë veç sa për të siguruar kinse një platformë pak më të gjerë. Dhe në fund ne kemi një mesazh përmes WhatsApp-it që Albin Kurti ia drejton Bedri Hamzës ku i thotë “kërkojmë që të mbështetet kandidatja zonja Feride Rushiti për Presidente’, në orën 09:00. Gjithçka që po ndodhte aty ishte skandaloze, edhe mënyra se si komunikohej për një vendim kaq të rëndësishëm, ishte absolutisht e padrejtë dhe ne e ndoqëm deri në fund seancën plenare, u pa që ishte një maskaradë e tmerrshme, një qasje që cënon institucionet demokratike të Kosovës dhe zoti Kurti me atë ‘kultin’ e njeriut të paprekshëm që do t’i ushtroj të gjitha pozitat, duke marrë rolin që të flas elektoralisht në ditën që qytetarët i kishin sytë se a do të zgjedhet Presidenti i vendit apo jo” deklaroi Deliu në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.


