• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Marrëveshja e Ohrit/ Humolli kritika Kurtit: BE-ja s’na duhet në ndërmjetësim, është palë e Serbisë

04/21/2023 21:01
nga:G C

Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se kryeministri Albin Kurti nuk ka bërë asgjë të re, sa i përket dialogut me Serbinë.

Humolli në Blic Interview potencoi se, Albin Kurti bëri një angazhim të sforcuar për të realizuar projektet që i ka bërë dikur, Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

“Në rend të parë është gabimi politik i Albinit që nuk e ka kuptuar se i ka marrë 51% për me ndrru çasje në raport me Serbinë. Këtë premtim e bëri edhe fushata elektoriale, por ky filloi të hyjë në rrugën që e kanë zhvilluar partitë e tjera politike. Nuk ka ndryshim, përveç që është një angazhim i sforcuar për të realizuar projektet që i ka bërë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa”, tha Humolli.

Sipas Humollit, Kurti ka bërë gabim që ka pranuar BE-në të jetë ndërmjetësuese në dialgun me Serbinë, pasi BE-ja njeh këtë të fundit dhe jo Kosovën.

“Është gabim që ka pranuar të jetë ndërmjetës BE-ja, sepse nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Objektivisht Bashkimi Evropian nuk e njeh Kosovën, kurse Serbinë e njeh. Atëherë, BE-ja s’mund të jetë ndërmjetëse sepse është palë me Serbinë. Qeveria ka pas mundësi të mos pranojë ndërmjetësim të tillë, por gabim politik është edhe bisedimi me Serbinë që ende lavdërohet për krimet e kryera në Kosovë”, tha ai.

Humolli kritikoi Kurtin që ka pranuar në radhë të parë të dialogojë me Serbinë, sipas tij është dashur që të vendoste kushte, në mënyrë që Serbia të tregonte ku janë eshtrat e të afërmëve tanë.

“Nuk dialogohet me Serbinë pa na treguar ku gjenden eshtrat e të afërmeve tanë. Me pranimin që ka bërë Kurti, i ka dhënë favore armikut dhe i ke treguar që je i pafuqishëm. Nëse, Albini nuk është i fuqishëm si individ, populli jonë ka fuqi shumë. Nëse Qeveria Kurti do të kishte strategji të qartë të mbrojtjes dhe sigurisë do të bënte diferencime të menjëhershme në këtë çështje”, tha Humolli.

Humolli potencoi se Kurti dhe Bislimi kanë hyrë në valle me inercion dhe nuk po punojmë që të bëhemi aleatë të fuqishëm me amerikanët e Britaninë e Madhe.

“Jam shumë i bindur që amerikanët, Britania e Madhe dhe shumë shtete janë asnjënsë, nuk janë aleatë me neve. Ne duhet të punojmë që ata t’i bëjmë aleatë përmes hapave të drejtë, këtu nuk është ndërtuar strategji e qartë poltike nga kryeministri dhe as nga zv/kryeministri, por kanë hyrë në valle me inercion”, tha Humolli në Blic Interview.