• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Maliqi: Vuçiq, një nga pengesat për zgjidhje me Kosovën – në pushtet vazhdojnë shërbëtorët e Millosheviqit

12/22/2023 22:06
nga:G B

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se perëndimi e ka njëfarë koordinimi me Vuçiqin por edhe po i bëjnë me dije se po shndërrohet në një autokrat.

Ai shprehet se Vuçiq është një nga pengesat për të arritur një zgjidhje me Kosovën, për shkak të problemeve të brendshme.

“Aty janë dy strategji, dy vija, ndoshta e kanë edhe njëfarë koordinimi, por megjithatë po i bëhet me dije Vuçiqit që po shndërrohet në autokrat dhe po i përmbush pritjet e perëndimit sa i përket Ukrainës, sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë por edhe që edhe te Kosova, njëra nga pengesat, dikush është më i interesuar që të mos ketë zgjedhje është Vuçiqi, për shkak të këtyre problemeve ose tensioneve të brendshme që i ka, e djathta atje është shumë e fortë por jo vetëm e djathta, edhe një pjesë e atyre forcave demokratike pro evropiane prapë Kosovën e shohin disi me ata sytë tradicionalë se Kosova është djep i Serbisë. Njëfarë nacionalizmi në Serbi është rritur tepër shumë këto 30 vitet e fundit, ka qenë edhe më herët lëvizja e nëndheshme, Serbia ka pasur frustracione të mëdha në Jugosllavinë e Titos të them ashtu, sepse vetë Serbia ishte si e federalizume me dy krahina dhe nuk ka mundur ta ketë atë rolin e hegjemonit që e ka pasur në Jugosllavinë e parë, mandej provoi ta ndërrojë edhe sistemin por me atë e shkatërroi krejt shtetin dhe në të vërtetë i humbi të gjitha gati republikat, u pavarësuan të gjitha por edhe Kosova ndërkohë u pavarësua, që nuk e ka pasur ndoshta ashtu bash në plan, kurse aty ku ka investuar më së shumti për të marrë gjysmën e Bosnjës, ku ka edhe popullsi, edhe territor edhe pasuri natyrore dhe i afrohet daljes në det deri diku, nuk arriti ta marrë as atë komplet por megjithatë e ka krijuar një Republikë atje, Republika Srpska që po i thonë, e cila tash e ka bllokuar edhe Bosnjën por edhe rajonin”, vlerëson Maliqi për BlicInterview.

Sipas tij, problemi i Serbisë është se e ka humbur rolin që ia kishte dhënë perëndimi dhe tani kanë frustrim që vetëm u shtohet, derisa në pushtet vazhdojnë të jenë shërbëtorë të Millosheviqit.

“Problemi me Serbinë për faktorët ndërkombëtarë është në mes të rrugës, Serbisë pas luftës së Dytë Botërore, perëndimi ia pati dhënë njëfarë roli, sepse ka qenë aleat në luftë, që ta kontrollojë këtë Jugosllavia është krijuar si një serbosllavi e zgjeruar, tash ata e kanë humbur edhe këtë rol dhe hegjemoninë, edhe krejt, edhe e kanë një frustrim që vetëm po shtohet. Tash e kemi pushtetin në Serbi që është vetëm vazhdim ose njerëzit e Millosheviqit, shërbëtorët e tij janë në pushtet, edhe Vuçiqi, edhe Daçiqi, edhe këto lëvizjet tjera që po dalin, ose janë më ekstreme se vetë Millosheviqi, ose thjesht edhe e detyrojnë dhe janë kundër Bashkimit Evropian dhe BE e cila ka 20 vjet që e ka proklamuar se i gjithë Ballkani, edhe Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e Evropës dhe ne formalisht nuk jemi në Evropë”, potencon publicisti.

Ai është i mendimit se Serbia për 4-6 vjet mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

“Pjesërisht po, vetëm me statusin kandidat që e ka që disa vite dhe i ka kaluar disa kapituj, ajo është shumë afër dhe po të investojnë pak në atë drejtim, ata munden për 4-6 vjet, nëse Evropa e ndërron politikën e anëtarësimit, ata ndoshta edhe në 2023 mund të anëtarëson bashkë me Malin e Zi, por nuk e kanë përbrenda situatën, sepse anketat tregojnë që është zvogëluar përqindja e njerëzve që duan t’i bashkohen Evropës, është nën 50 për qind, kjo mund të jetë si situata e Greqisë…perëndimi është prapa katolicizmit”, deklaron Shkëlzen Maliqi./Gazeta Blic/