• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Maliqi: Shqipëria ka pas një zhvillim të pabesueshëm në këto 10-15 vitet e fundit

12/22/2023 23:00
nga:Sh R

Publicisti Shkelzen Maliqi, i ftuar në Blic Interview, me Astrit Gashin ka thënë se ne kemi një çështje që duhet zgjidhur, që Kisha Ortodokse Serbe të regjistrohet në Kosovë dhe të ketë një status.

“Ne e kemi edhe një çështje që duhet ta zgjidhim, që Kisha Ortodokse Serbe duhet me u regjistru në Kosovë edhe me e pas një status, çfarë statusi kjo mundet me qenë problematike por disa favore i ka dhënë edhe Ahtisari. Mirëpo, Kisha Ortodokse Serbe që ne me të drejtë dyshojmë, mund të luaj atë rolin afatgjatë me tentu me destabilizu edhe pse nuk ka atë substancën e fort etinke në kënd me u mbështet, ndonjë shtet ortodoks ose Rusia duhet me na pushtu për me ua dhënë atyre edhe kontrollin e plotë mbi territorin”, tha Maliqi.

Tutje ai thotë se manastiret dhe kishat nuk janë vetëm të serbëve, dhe nuk munden që ti përvetësojnë në totatlitet.

“Unë besoj që nëse i kanë manastiret edhe kishat shumë të rëndësishme, dhe ato nuk janë vetëm të serbëve, dhe nuk munden me i përvetësu në totalitet por statusi i tyre, sidomos i atyre që UNESCO i ka shpall të mbrojtura si trashëgimi botërore, kjo është një status i veçantë. Top përmendoret si arktiekturë i mbron ligji ndërkombëtar. Ne i kemi disa prej këtyre objekteve si nga ana e Pejës, Deçanit, Prizrenit, ato ligji ynë i pranon si trashëgimi, natyrisht edhe tjerat që i kemi në territorin e Kosovës sepse kemi shumë trashëgimi të mesjetës që duhet me pas statusin e mbrojtur. Nuk ka nevoj me qenë tonat por janë të përbashkëta”, shtoi ai.

Publicisti Maliqi ka folur edhe për zhvillimet në Shqipëri. Ai thotë se Shqipëria ka pas një zhvillim të pabesuëshëm në këto 30 vitet e fundit, sidomos 10-15 vjet e fundit po zhvillohet më ritme të shpejta.

“Shqipëria ka pas një zhvillim të pabesueshëm në këto 30 vjet e fundit, sidomos 10-15 vjet e fundit po zhvillohet me ritmet e shpejtume tash edhe me turizëm. Është një projekt që Shqipëria nuk e ka bërë vet por e ka bërë së bashku me SHBA dhe Evropën që me e luftu sistematikisht korrupsionin edhe krimin e organizuar në institucuinet shtetërore edhe tash SPAK i ka bërë hetimet janë pastru në masë shumë të madhe gjykatat, prokuroria, së pari me hetimet e pasurisë së paligjshme gati 70% të prokurorëve gjykatësve janë largu nga puna”, u shpreh Maliqi.

Maliqi thotë se Rama ka tentu që ta bëjë një projekt të Ballkanit të Hapur me ndihmën e disa fondacioneve amerikane. Sipas tij, Rama ka gabuar duke menduar se përmes këtij procesi mundet me arrit një rezultat që po arrihet me këtë marrëveshjen për normalizim.

“Rama ka tentu me e ba një projekt të Ballkanit të Hapur me ndihmën e disa fondacioneve amerikane, me nis një projekt të brendshëm, sepse dështonte Evropa dhe Merkel e cila e mori përsiper këte punën me iniciativën për Ballkanin. Rama më duket se ka gabu ose e ka shpejtu më shumë t’u mendu se përmes këtij procesit mundet me e arrit këtë rezultat që po arrihet me këtë marrëveshjen për normalizim. Kur e kuptoi që nuk po shkon këtu ,ai edhe e pa se jo vetëm para Banjskës por edhe sidomos Banjska dhe ato incidente që kanë ndodh edhe qëndrimi i Serbisë bllokues, atëherë e la edhe atë projekt”, tha Maliqi, shkruan Gazeta Blic.