• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Lushaku-Sadriu: Kemi dhënë gjithçka për ti dhënë zgjidhje politike kësaj situate

03/13/2026 21:49
nga:Sh R

E ftuara e radhës në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin, ishte shefja e Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku‑Sadriu, raporton GazetaBlic.

Lushaku – Sadriu theksoi se dështimi i partive politike dhe i Kuvendit për të arritur marrëveshje ka çuar në dekretin për shpërbërjen e institucionit.

“I kemi përgatitë komentet tona për Gjykatën Kushtetuese, sepse besojmë që në analizat tona neni 86 pika 2 është përcaktues për zgjedhjen e presidentit dhe për zhvillimet që tashmë kanë ndodhë. Në përgjithësi partitë politike por edhe Kuvendi ka dështuar të bëj një marrëveshje dhe ta zgjedh presidentin si mos korrje të suksesit në këtë zgjedhje ne kemi shkuar drejtë dekretit dhe rrjedhimisht shpërbërjes së Kuvendit”, vlerësoi ajo.

Ndër të tjera, ajo shton se tashmë pritet interpretimi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për të dhënë një bazë të qartë kushtetuese për zhvillimet e fundit.
“Pavarsisht raundeve, pavarësisht kandidatëve, ne e kemi situatën kur Kosova nuk ka president të zgjedhur 30 ditë para përfundimit të mandatit, dhe kjo e sqaron krejt situatën. Andaj duhet të shkojmë drejt një situate ku ka me pas zgjedhje, ka ndodh dekreti tani e presim interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, se gjithmonë këto situata kanë nevojë edhe për një bazë tjetër kushtetuese”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu theksoi se LDK ka qenë e përfshirë në një proces dialogu për të gjetur zgjidhje politike dhe për të shmangur shkuarjen në zgjedhje të reja, duke pasur parasysh se qytetarët kanë votuar disa herë në periudhën e fundit, përfshirë edhe vitin 2025.

Ajo shtoi se partia e saj kishte ofruar gatishmëri për konsensus dhe kishte bërë thirrje që të mos ketë imponime politike.

“Kemi pasur një lloj procesi edhe dialogimi ku LDK ka dhënë gjithcka për ti dhënë zgjidhje politike kësaj situate, për të mos ardh pikërisht këtu, për të mos ardh edhe te pika e shkuarjes në zgjedhje, meqë ka ndodh edhe 2025 dhe shumë herë qytetarët është dashtë të shkojnë në zgjedhje, ne kemi ofruar kontributin tonë në procesin e dialogimit për të gjetur një zgjidhje. Kemi bërë thirrje që të mos ketë imponime, që të ketë gatishmëri për konensus dhe gatishmëri për një marrëveshje politike. Për këto dy të fundit kemi qenë plotësisht në dakordancë që ti jepim kontributin tonë vetëm që ta gjejmë një emer të përshtatshëm dhe ti jepim president Kosovës”, përfundoi Lushaku-Sadriu, për GazetaBlic.