• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Lulzim Peci: Versioni i parë i marrëveshjës së Ohrit, ka qenë më i mirë sesa versioni përfundimtar

03/01/2024 22:42
nga:Sh R

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci është i ftuar i kësaj jave në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin. Ai thotë se Lajçak është munduar që ta luaj një lojë balancuese mes Kosovës dhe Serbisë.

“Lajcak është munduar që ta luaj një lojë balancuese, dhe atë që ka deklaruar në Prishtinë, ka ditur ta thotë nganjëherë jo të njëjtën në Beograd, kjo ka shkaktuar edhe konfuzion në proces negociator. Neve në Prishtinë na është deklaruar që ky prces negociator ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ndërsa diçka tjetër është folur në Beograd”, tha ai.

Peci thotë se yjet e politkës ndërkombëtare asnjëherë nuk kanë qenë më të favorshme për Kosovën sesa në këto 4 vitet e fundit.

“Kërkesat e bashkësisë ndërkombëtarë kanë degraduar nga ajo që është quajtur të jetë njohja në qendër, në diçka e cila është një meskapitull deri në njohje. Ne nuk e kemi shfrytëzuar këtë 4 vjecar të cilët shumë prej neve duke përfshi edhe juve, kemi bërë thirrje që në fillim të qeverisjes Kurti që t’i përkushtohet dialogut dhe ta kryej sa më shpejt, sepse yjet e politkës ndërkombëtare kurrë nuk kanë qenë më të favorshëm për Kosovën sesa në këto 4 vite”, shtoi ai,

Tutje ai thotë se versioni i parë i marrëveshjës së Ohrit ka qenë më i mirë sesa versioni përfundimtar.

“Versioni i parë i marrëveshjës së Brukselit ka qenë më i mirë sesa që ka qenë versioni përfundimtarë. Qëndrimi i rezulotës në këtë marrëveshje unë mendoj që është një nonsens shumë i madh dhe totalisht i panevojshëm sepse rezulota s’ka të bëjë asgjë me Asocaicionin, ngase nëse është dashur të vihet në referncë është dashtë të jetë pakoja e Ahtisarit dhe jo Rezulota 1244. Në anën tjetër, në një moment të caktuar ne mund të vijmë edhe deri tek ndërrimi i kësaj rezulote, edhe me siuguri që meqenëse se kjo rezulotë mund të referohet në këtë dokument, atëherë mund të ketë edhe pasoja tjera që me siguri Rusia do tenton që ta kapitalizoj, që një dokument që ka të bëjë me rregullimin e brendshëm të Kosovës ti referohet me këtë rezulotë është totalisht nonsens, e dëmshme edhe e rrezikshme”, potencoi Peci, shkruan Gazeta Blic.

04/26/2024 23:15

“Rrëfehet” Ismet Munishi U kënaqa tek Ballkani, e Prishtina – “Plisat” janë tifozët më të mirë në vend