• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Lushtaku: Me 11 dhjetor do të bëhet publike lista fituese e PDK-së për zgjedhjet paralamentare

12/08/2024 18:52
nga:Sh R

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin ishte deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, i cili tregon se ka një intersim të madh të njerëzve për t’u bërë pjesë e PDK-së.

Lushtaku thotë se më së largu me datën 11 do të bëhet publike lista e PDK-së, ku ai beson që kjo listë do të jetë lista fituese e zgjedhjeve parlamentare.

“E mira është që ka interesim të madh që me konkuru në pjesët e Partisë Demorkatike të Kosovës, e kjo është dëshmi që ka një vullnet edhe për me prezantu angazhimin për rindryshimin real në Kosovë që ka me qenë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Në kuadër të kësaj sigurisht që ne jemi duke u mundu që me zgjedh kandidatë për deputet që përfaqësojnë vlerat kombëtare, profesionale, familjare sigurisht edhe që kanë ambicie dhe vizion për politikën dhe për Kosovën. Ne besojmë që kemi me mbajt një mbledhje të dielën të këshillit drejtues të PDK-së, ku kemi diskutu për këto vlera se çfarë duhet me i prezantu në kuadër të listës së PDK-së, që do të garoj me datën 9 shkurt 2025, dhe sigurisht që nëse më së largu me datën 11 do të bëhet edhe publike lista e PDK-së, ku unë besoj që kjo listë me në krye Bedri Hamzën do të jetë edhe lista e fituesve të zgjedhjeve të shkurtit 2025”, tha ai.

Ndër të tjera ai tregon se me kandidimin e Bedri Hamzës si kryeminsitër, kanë parë një ndryshim të jashtëzakonshëm të masës në përgjithësi, i cili shprehet i bindur se edhe qytetarët kanë një ndryshim të madh tani, pasi që e kanë provu edhe LVV në pushtet.

“Ne realisht me kandidimin e Bedri Hamzës kryeministër kemi pa një ndryshim të jashtëzakonshëm të masës në përgjithësi. Unë besoj që qytetarët me shumicë kanë një ndryshim të madh sepse e kanë provu edhe LVV në pushtet, dhe tani kanë mundësinë me pa krahasimin kur ka qenë me kryeministër PDK me Hashim Thacin, cfarë veprimesh, cfarë performancash cfarë rezultatesh ka tregu, dhe pastaj çfarë kanë bërë partitë e tjera kur kanë qenë kryeministër, si LVV, AAK dhe LDK, cili është rezultati konkret. PDK në vazhdën e takimeve mobilizuese që kemi pas në Kosovë dhe në diasporë sheh që kemi pas një ndyshim të madh 160 shkallë të qytetarëve në besimin drejt PDK-së”, theksoi ai.

Sa i përket doracakëve për edukatën seksuale në shkolla, Lushtaku e quan të neveritshme dhe irrituese.

“Për cështjen e doracakut të edukatës seksuale që ka qenë diçka e neveritshme, këtu nuk ka pas çështje vetëm e njerëzve që janë fetarë, por kanë qenë edhe pjesë të familjeve gjë që ka qenë e neveritshme se si kanë bërë eksperimente dhe dëshirojnë të bëjnë eksperimente me fëmijët tonë, fëmijët e Kosovës, që me ardhë deri te prekja, ka qenë e neveritshme dhe kjo ka qenë një irritim edhe i qyetarëve që kanë mbështet në shumicë LVV dhe Albinin, që ka premtu që nuk do të sjellë në njëfarë formën frymën që do të jetë kundër familjes”, përfundoi ai.