• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Limaj thotë se Asociacioni duhet të pranohet vetëm me njohje reciproke

12/08/2023 23:14
nga:N K

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ftuar në Blic Interview me Sdtrit Gashin ka thënë se po habitet me skenën politike në vend, lidhur me qëndrimet për Asociacionin.

“Sot, ne po legalizojmë prezencën e përhershme të drejtës së shtetit serb mbi Kosovën, dhe mbi një pjesë të sistemit juridik të këtij vendi. Dhe kjo është me sakatos këtë shtet. Një shtet nuk mundet me funksionu kështu. Unë po habitem me këtë sjellje hipokrite të skenës politike dhe elitare të këtij vendi, kjo është shkatrrimtare për shtetin e Kosovës, kjo është me ofendu skajshmërisht pa konsideratë”, ka thënë Limaj.

Limaj gjatë intervistës ka thënë se njohja de facto nuk është zgjidhje.

“Njohja defacto është njohja e një realiteti ekzistues, realitet i cili nesër nëse ndryshon, ndryshon edhe njohja. Një shtet i cili i ka në kushtetutën e vetë krejt këto, po i bën përballë një shteti i cili ka aspirata, i cili kurrë nuk e ka fshehur, i cili të ka në kushtetutën e saj Kosovën si pjesë të territorit dhe asgjë nuk merrë në këmbim të saj. Si mundet me qenë kjo marrëveshje e mirë?! Tjetra ku janë përpjekjet për 20 vite, ku është Pako Ahtisaarit, ku janë të gjitha ato përpjekje që janë bërë për integrimin e komunitetit serb, ku janë përpjekjet që i ka bërë shumica, ku janë ato të drejta të rezervuara që ju kanë ofruar në emër të këtij komuniteti multietnik të shoqërisë qytetare. Ky është njëri ndër argumentetet që ka pasur Kosova para ndërkombëtarëve, Kosova ka mjaft argumente, shoqëria kosovare shteti i Kosovës ka pasur pafund argumente me i përdor”, ka thënë ai.

Tutje ka thënë se Asociacionin e përkrahë vetëm me njohje reciproke.

“Unë jam për një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, por me njohje brenda, me njohje reciproke”, ka thënë Limaj.

Ai ndër të tjera ka potencuar se me Asociacion, Kosova nuk do të jetë më një vend normal.

“Nëse Kosova po heq dorë nga një pjesë e territorit të vetë, kështu edhe juridikisht mund por ky vend nuk mund t’i mbijetojë këtij projekti, kurrë Kosova nuk do të jetë një vend normal. Ne të gjitha energjitë tona kemi me i shfrytëzu për mu marrë njëri me tjetrin, a e dini çfarë konteksti ka me pas? A e dini se çdo ditë ka me pas kontekste Asociacion-Qeveri, kurrë nuk ka me u ndal Gjykata Kushtetuese edhe arbitrazhi vetëm me këtë punë kanë me u marrë, çdo vendim i tyre ka me u kontekstu”, ka thënë Fatmir Limaj në Blic Interview.