• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ligji i Pagave, mësohet kur procedohet për votim në Qeveri!

11/20/2022 21:27
nga:Gazeta Blic

Expose prodhim medial i GazetaBlic sonte ka transmetuar një dokumentar në televizionin Kanal10 lidhur me mungesën e ligjit të pagave.

Derisa përfaqësuesit e punonjësve të sektorit publik kanë dhënë paralajmërime për grevë, nga Qeveria e Kosovës pohojnë se janë duke punuar që ligji i pagave së shpejti të dalë në votim.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar për Expose se projektligji në fjalë ndodhet në fazë të vlerëzimit të ndikimit financiar në këtë ministri, ku më pas thuhet se do të përcjellet për vlerësim të ndikimit buxhetor në Ministrinë e Financave.

Nora Fetoshi, Zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme konfirmoi për Expose përmes postës elektronike se projektligji tashmë është dërguar tek Zyra e Kryeministrit.

“Konsultimi publik i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik ka përfunduar me datë 6 dhjetor 2022. Projektligji për Pagat është në fazë të vlerësimit të ndikimit financiar në MPB dhe më pas do të përcjellet për vlerësim të ndikimit buxhetor në MFPT. Gjatë javës, projektligji është dërguar tek Zyra e Kryeministrit për opinion të përputheshmërisë me acqui të BE-së.
Ministria ka pranuar komente nga institucionet dhe/apo qytetaret te ndryshëm. Këto komente do të jenë shumë shpejt të qasshme në platformën e konsultimeve publike, sipas legjislacionit në fuqi. Komentet e pranuara kanë ofruar sugjerime dhe rekomandime në pika të caktuara të Projektligjit. Ministria e Punëve të Brendshme do të adresojë çdo koment i cili është në përputhje me parimet që ka vendosur Projektligji dhe adresimi i tyre veçse është në fazë përfundimtare. Gjatë këtij muaji, Projektligji do të procedohet për votim në Qeveri.”

Emisioni i plotë: