• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Latifi fton qytetarët të dalin masivisht në zgjedhjet e 12 tetorit: “Jemi fitues, po punojmë për fitore që në raundin e parë”

09/28/2025 19:00
nga:G C

Kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë një thirrje të fuqishme për qytetarët që të dalin në numër të madh në votime më 12 tetor.

Ai u shpreh se banorët e njohin mirë profilin e tij dhe punën e bërë në të gjithë territorin e komunës, duke shprehur besimin se është favorit për të fituar mandatin e ri.

“I ftoj qytetarët e Rahovecit që të dalin masivisht në votim më 12 tetor, ata e njohin mirë profilin tim, por edhe punët e shumta që i kam bërë në gjithë territorin e Rahovecit. Ne padyshim jemi fitues, po punojmë që të fitojmë me raundin parë,” tha Latifi për Expose, prodhim i GazetaBlic.