Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj thotë se raportet e presidentes Osmani me VV’në janë të ftohura, raporton GazetaBlic.
Haradinaj, në Blic Interview me Astrit Gashin theksoi se aktualisht, Kuvendi po shndërrohet në një “shoë” politik dhe se nuk ka vullnet të marrë pjesë në seanca pa një marrëveshje të qartë.
“Edhe më herët nëse i shihni sjelljet e partisë në pushtet dhe presidentes, kanë qenë shumë atakuese, sidomos javën e fundit, duket se ka një largim mes VV’së dhe presidentes, por prap mendoj se presidentja e ka bërë një zgjidhje të mirë në rastin e fundit, sepse është në domenin e saj që ta çoj rastin në Gjykatën Kushtetuese, besoj se do ta ketë vullnetin për dicka të tillë, në mënyrë që ta kërkojë epilogun se si do të përmbyllet ky “serial latin””.
Sipas Haradinajt, pranverën e ardhshme vendi do të shkojë në zgjedhje dhe kjo për një arsye:
“Në Kuvend, është duke u bërë show, personalisht nuk kam vullnet për të marrë pjesë në seancë deri sa të ketë një marrëveshje. Fundi i mandates së presidentes është afër, të gjithë e dijnë që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, në këto rrethana që jemi, pasi të përfundojë mandati i presidentes, do të jetë u.d i presidentit për një kohë të caktuar, duke parë këtë matematikë, vështirë më bën të besoj se një njeri apo një kandidat serioz mund t’i merrë 81 vota për t’u zgjedhë president i ardhshëm”
“Pra, unë shoh zgjedhje pranverën e ardhshme, sepse mundësia reale për ta zgjedhë presidentin është e pamundur”, tha Haradinaj në Blic Interview me Astrit Gashin.