• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!

02/24/2024 15:26
nga:G C

Berat Buzhala i ftuar në Blic Interview thotë se raportet e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nuk janë si kanë qenë.

Ai tregon edhe kur kanë filluar që këto raportet të ftohen.

“Ka probleme mes kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani, nuk janë më qysh kanë qenë. Shkëndija e parë është kur doli presidentja e tha kom ndalë njerëz mos me hyrë në lista të zeza, për këta e ka pasë fjalën. Gjuha e presidentes ka filluar të dallojë nga Albini që shumë kohë”, tha Buzhala.

Gazetari Buzhala shton se përveç kryeministrit Kurti, Osmani nuk ka raporte të mirat as me Donika Gërvallën.

“Madje, presidentja nuk i ka mirë punët as me Gërvallën, ndoshta ka lypë më shkarku e Albini i ka thënë jo. Këto nuk janë veç fjalë. Me përcjell stafin e Donika Gërvallës, të gjitha postimet i kanë veç për Albinin, asnjë për Vjosën”, tha Buzhala.

Tutje, ai ka analizuar edhe si mund të shkojë procesi i zgjedhjeve të ardhshme, teksa shton se në vend të Memli Krasniqit, mund të jetë dikush tjetër kandidat i PDK-së për kryeministër.

Sipas Buzhalës, në rritjen e përqindjes së PDK-ja mund të luaj rolë të madh kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.

“Ka mundësi që edhe PDK-ja i bën disa ndryshme për kandidatin pët kryeministër, në vend të Memlit, është dikush tjetër.Unë mendoj se nuk qeveriset asnjë parti politike, por asnjë media me shokë. Aktualisht PDK-ja është në dorë të Memlit, Uranit dhe Abelardit”, thotë Buzhala.

“Unë mendoj se deri 24% e çon PDK-në Bedri Hamza, për shumë aryse, kaq i duhen edhe Lumirit që e ka strukutru partinë. Me Bedri Hamzën, PDK-ja del e dyta”, shton ai.

Për PDK-në e LDK-në e quan sukses nëse do të arrijnë ta kapuin 25%, ndërsa koalicioni AAK-Nisma sipas tij mund të shkojë deri në 11%.

“Edhe për PDK-në edhe për LDK-në, suksesi i tyre është me kap 25%, njëra do ta kapë, ndërsa për Nismën e AAK-në, suksesi maksimal i tyre është 11%.Unë mendoj se PSD-ja nëse arrin të zgjerohet dhe të arrijë të bëjë një koalicion me njërën prej partive që të hyjë në grup parlamentar”, tha Buzhala për Blic Interview me Astrit Gashin.