• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kush i kontrollon serbët e Veriut sipas Fatmir Shehollit?

10/30/2022 21:15
nga:Gazeta Blic

Expose prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte një dokumentar në televizionin Kanal10 lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat e automjeteve të nacionalitetit serb.

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli duke komentuar zhvillimet në Veri, ka thënë për Expose se serbët lokal veprojnë sipas direktivave të Beogradit.

Sipas Shehollit, ndërhyrja e politikës së Beogradit tek serbët lokal në Veri po rrezikon vetë serbët. Ai thotë se ata po përdoren si mish për top, për tensionim të situatës.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: