• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kush do ta zëvendësojë Lajçakun, Haziri jep dy opsione: Kanë histori me Kosovën

05/03/2024 22:21
nga:G C

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se në garë aktualisht janë tre emra, një prej tyre, ende i pakonfirmuar.

Haziri në BlicInterview me Astrit Gashin thotë se ish-presidenti slloven dhe ish-kryeministri norvegjez, që janë në garë për vendin e Lajçakun, sa i përket dialogut me Serbinë, kanë lidhje me Kosovën,

“Në garë janë tre emra, ish-presidenti slloven, ish-kryeministri norvegjez dhe një emër tjetër që nuk është konfirmuar ende. Këta janë tre emrat e përfolur që mund ta zëvendësojnë Lajçakun. Dialogu Kosovë-Serbi ka mandat dhe ka format. Borrelli është përgjegjësi kryesor në komision. Por, mos harroni të dyja këta emra që përmenda më herët kanë histori me Kosovën”, tha Haziri.

Sa i përket procesit të dialogut, ai tha se për herë të parë kemi vetëm një njeri nga Kosova që merret me dialogut, duke iu referuar kryeministrit Kurti, teksa shton se të gjithë të tjerët i ka përjashtuar, përveç Bislimit, si kryenegociator.

“Janë bërë 14 vite që ne po zhagitemi në këtë proces, ne kemi një “onë man shoë”, të gjithë të tjerët jemi të përjashtuar. I ka përjashtuar të gjithë mekanizmat që do të mund të ndihmonin negociatorin e Kosovës. Ai ka zgjedh vetëm Besnik Bislimin me të cilën koordinon këtë format të dialogut, që është i vështirë. Nuk besoj që ky format do të përmbyllet”, tha Haziri.

Sipas Hazirit, ky proces i tejzgjatur është vështirë të përmbyllet ku përmendi edhe disa nga vendimet e Kurtit, përfshirë leternjoftimat, targat e dinarin.

“Por, Kurti e ka problemin me Kurtin opozitar sepse të mbashë Kosovën peng, më së paku prej viti 2017. Kurti është treguar pragmatik tek çështja e leternjoftimav, sepse një marrëveshje që ne kemi thënë, psh, që leternjoftimi i Serbisë për qytetarët serb në Kosovë, nuk mund të vlejë për pensione, për votim dhe për qarkullim. Kurti e ka zbutur, e ka bërë që çdo qytetarë i Serbisë që ka leternjoftim, mund ta pëdorë për çdo nevojë në Kosovë”, tha Haziri.

“Edhe për dinarin, opsioni i BE-së do të krijojë një situatë të njëjtë si të leternjoftimave dhe tabelave, do të pranohet dhe askush pas një jave nuk do të merre me atë punë. Është krijuar problem artifical, prej kurgjo-hiçit“, shton ai për GazetaBlic.