Lajme

Kur do të dërgohet në Kuvend Kodi Civil dhe a i kanë votat? Deklarohen nga Ministria e Drejtësisë

05/07/2024 16:43
nga:G B

Projektligji për Kodin Civil është bërë sërish temë aktuale së fundi, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai gjatë një fjalimi në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, tha se do t’i sigurojë shumë shpejt votat dhe do të merret personalisht me deputetët kundërshtues të këtij projektligji.

Kjo ngjalli reagime të shumta të opozitës, shoqërisë civile dhe të deputetëve të VV-së që e kundërshtojnë Kodin Civil.

E, se kur pritet të vie ky projektligj në Kuvend, për Gazeta Blic janë deklaruar nga Ministria e Drejtësisë.

Duke mos dhënë shumë detaje, nga Ministria kanë thënë se drafti i Kodit Civil është i gatshëm dhe do të procedohet kur të sigurohen që do ta ketë mbështetjen në Kuvend.

“Siç jeni në dijeni, drafti i Kodit Civil është i gatshëm. Është e rëndësishme që i njëjti të kalojë në Kuvend prandaj do të procedohet kur të sigurohemi që do ta ketë mbështetjen në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për Gazeta Blic.

Ndryshe, deputetët kundërshtues të VV-së kanë deklaruar se nuk do të ndryshojnë qëndrim për këtë çështje, derisa ka pasur dhe deklarata se numri i atyre që e kundërshtojnë këtë projektligj është rritur.

Ndërsa nga opozita kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër, madje disa parti dhe kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në votim të projektligjit për Kodin Civil./Gazeta Blic/

Eman Rrahmani: Është rritur numri i deputetëve të VV-së që kundërshtojnë Kodin Civil

Duda Balje: Nuk ndryshoj qëndrim për Kodin Civil, është gabim që po e ngjyrosin me LGBTQ+

“PDK s’merr pjesë në votim”/ Lushtaku: ‘Nxjerrjen’ në skenë të Kodit Civil, Kurti po e bën vetëm që ta tërheq vëmendjen nga Asociacioni

Tahiri: AAK nuk ndryshon qëndrim për Kodin Civil, mazhoranca ka dështuar – Kosova ka agjendë më të rëndësishme tani

“S’e kam problem shantazhin as hakmarrjen”/ Agusholli: Deklarata e Kurtit befasuese, nuk ndryshoj qëndrim për Kodin Civil