Lajme

“S’e kam problem shantazhin as hakmarrjen”/ Agusholli: Deklarata e Kurtit befasuese, nuk ndryshoj qëndrim për Kodin Civil

05/05/2024 22:10
nga:G B

Edhe deputeti i VV-së, Gramos Agusholli, ka paralajmëruar votë kundër Kodit Civil, siç dhe ka votuar dy vite më parë, kur projektligji ka ardhur në Kuvend.

Ai për emisionin “Expose” të Gazeta Blic, shprehet i habitur me deklaratën e kryeministrit Kurti, pasi thotë se kanë pasur informata se ky projektligj nuk do të vije në Kuvend këtë mandat.

“Me thënë të drejtën ka qenë pak befasuese deklarata e kryeministrit sepse nuk e kemi pritur në këtë mandate që do të vijë, sipas informatave që i kemi pasur. Nuk jemi kontaktuar akoma nga kryeministri, presim të shohim se çka ka menduar dhe si. Jo. Nëse Kodi Civil vjen në versionin që ka qenë para dy vitesh, atëherë qëndrimi im do të jetë i njëjtë”, thotë ai.

Deputeti thotë se qëndrimi i tij është i njëjtë dhe nuk ndryshon, duke shtuar se nuk i frikësohet shantazhit e as hakmarrjes.

“Unë nuk e kam problem as shantazhin, as hakmarrjen as kurrgjë. Çfarëdo që vendos kryeministri, është për të, qëndrimi im mbetet i njëjtë në qoftë se vjen në versionin që ka qenë”, thekson Agusholli për “Expose”.

Ndërsa, i pyetur nëse Kurti mund ta përdorë këtë projektligj për ta çuar vendin në zgjedhje, deputeti thotë se për këtë duhet pyetur kryeministrin.

“Nuk mund të jap komente të tilla. Nuk e besoj që e bën atë kryeministri por atë duhet ta pyesni vetë”, deklaron deputeti i VV-së, Gramos Agusholli./Gazeta Blic/

“PDK s’merr pjesë në votim”/ Lushtaku: ‘Nxjerrjen’ në skenë të Kodit Civil, Kurti po e bën vetëm që ta tërheq vëmendjen nga Asociacioni

Duda Balje: Nuk ndryshoj qëndrim për Kodin Civil, është gabim që po e ngjyrosin me LGBTQ+

Teologu Florim Flugaj: Ky është qëndrimi i Bashkësisë Islame për Kodin Civil

Arbër Nuhiu: Kurti e ka mbrojtur Kushtetutën kur ka paralajmëruar miratimin e Kodit Civil