Lajme

Tahiri: AAK nuk ndryshon qëndrim për Kodin Civil, mazhoranca ka dështuar – Kosova ka agjendë më të rëndësishme tani

05/06/2024 19:07
nga:G B

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se si parti nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil.

“Ne e kemi pasur qëndrimin tonë, atëherë kemi marrë pjesë në votim, nuk kemi ndryshuar mendim”, thotë ai.

Tahiri thekson se ky është dështim i mazhorancës që e ka në agjendë legjislative tash e sa vite, duke shtuar se AAK s’ka ndryshuar qëndrim dhe do të mendojnë dhe pjesëmarrjen në seancën kur ky Kod vjen për votim.

“Shumica parlamentare e ka në agjendën legjislative, ata kanë dështuar tash e sa vite kryesisht fillimisht për agjendë politike, pastaj legjislative e kështu me radhë. Përgjegjësia e kësaj është e kësaj qeverie që e ka future në agjendë legjislative. Ne si Aleancë edhe atëherë edhe tash kemi qenë subjekti i vet që kemi pasur qëndrim, kemi thënë ne votojmë kundër, marrim pjesë në seancë. Nuk ka ndryshuar ndonjë qëndrim, tash nuk e di se ka një kohë që s’jemi duke votuar asnjë ligj tjetër, votojmë vetëm marrëveshje ndërkombëtare dhe asnjë tjetër ligj, tash nuk e di edhe a do të marrim pjesë në votim, pasi atëherë shumë thoshin se marrja pjesë në votim është edhe mbështetje, por nuk është ashtu pasi ne kemi qenë të saktë në qëndrimet tona dhe gjatë tërë kohës kemi votuar dhe s’kemi qëndruar vetëm ulur e mos të votojmë”, shprehet shefi i GP të AAK-së për ‘Expose’.

I pyetur nëse Kurti mund ta shfrytëzojë këtë projektligj për ta çuar vendin në zgjedhje, Tahiri potencon se Kosova ka tani agjendë më të rëndësishëm, për anëtarësimin në KiE.

“Sot për Kosovën nuk ka agjendë më të rëndësishme se anëtarësimi në KiE dhe shumë po devalvon debate prej çështjeve që lidhen me Asociacionin e shumë më të larta. Ky është një kod shumë i rëndësishëm, ka shumë grupime politike që besojnë në të por nuk është tema, tema është shumë më serioze, Kosova është në situatë që e ka një situatë shumë të madhe për të ecur përpara në Këshill të Evropës”, deklaron Besnik Tahiri./Gazeta Blic/

Duda Balje: Nuk ndryshoj qëndrim për Kodin Civil, është gabim që po e ngjyrosin me LGBTQ+