• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kujtim Shala: Nëse ndërton pushtetin e Serbisë në Kosovë, nuk të duhen as njohja de facto dhe as ajo de jure

11/24/2023 22:50
nga:Sh R

Deputeti i LDK-së, njëherit edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, i ftuar në “Blic Interview” me Astrit Gashin, tha se njohja de facto mund të shpjegohet në bazë të ligjit dhe praktikave ndërkombëtare.

“Nuk kam qenë optimist asnjëherë, madje kam thënë që nuk shoh gjasa që brezi ynë ta zgjidh këtë, madje për fat të keq po shtyhet. Njohja de facto mund të shpejgohet në bazë të ligjit dhe praktikave ndërkombëtare, por në bazë të ligjit ndërkombëtarë, njohja defakto është si kjo tjetra, por është e përkohshme dhe lidhet me njohjen e një autoriteti mbi një territor të caktuar për një kohë të caktuar. Serbia le që se bënë me shkrim, dhe nuk hesht por edhe thotë jo se njoh për atë deklaron që jo”, tha Shala, shkruan Gazeta Blic.

Tutje Shala thotë se atë se çka është njohja de facto duhet ta tregoj praktika e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, pasi që lidhet me të, ku thotë se kjo nuk është njohja de fakto që njeh ligji ndërkombëtarë.

Se çka është njohja defacto në këtë rast duhet ta tregoj praktika e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, sepse lidhet me të. Von der Leyen dhe Escobar dhanë disa shenja, disa korniza, që njihen si dokumente dhe gjëra të tilla, pra në këtë rast njohja defakto do duhet të nënkuptonte këto gjëra, por kjo nuk është njohja defakto që njeh ligji ndërkombëtarë, nuk ka asnjë lidhje me sa kam arritur të shoh unë”, shtoi Shala.

Shala thotë se nuk na duhen as njohja formale, as njoha de facto dhe as njohja de jure nëse ndërton pushtetin e Serbisë në Kosovë.

As njohja de facto dhe as njohja de jure dhe as njohja formale nuk të duhet, nëse ndërton pushtetin e Serbisë në Kosovë. Sepse Serbia e njeh Bosnjën dhe Herzegovinën, por raportet janë të tmerrshme dhe punon çdo ditë kundër sovranitetit integritetit të Bosnjës, punon për zhbërjen e Bosnjës. Qellimi i politikave të Serbisë iu shërben shumë mekanizmi i serbve të Bosnjës në territorin e Bosnjës dhe statusi politik i tyre”, tha Shala.

Sipas tij, Kurti e themelon dhe strukturon një autonomi politike territoriale, ku thotë se frikësohet që fundi i këtij procesi nuk do ishte autonomia politike territoriale, por do të përfundoj me një lloj rregullimi federal.

Ky e themelon dhe strukturon një autonomi politike territoriale, ndërkaq Marrëveshja e Brukselit, sipas një interpretimi tim skicon një lloj rregullimi federal. Pra, unë kam frikën që një autonomi politike territoriale e sotme nuk do të ishte fundi i këtij procesi për fat të keq por do të përfundoj me një lloj rregullimi federal”, u shpreh ai shkruan Gazeta Blic.

Ai thotë se termi vetmenaxhim nuk është një term politik, por është një term i shpikur që e ka zëvendësuar termin e vërtet që është vet qeverisje.

Ky nuk është një term politik, është një term i shpikur që e ka zëvendësuar termin e vërtet që është vetqeverisje, dhe që provon dokumenti i draft stautit. Kryeministri i Kosovës ka thënë që këtë term e ka gjetur dhe i referohet konventës kornizë për mbrojtjen e minoriteteve të Këshillit të Evropës, por në të vërtetë ai dokument nuk e ka këtë term, termi nuk egziston”, shtoi Shala.

Shala thotë se termi vetqeverisje vjen nga një dokument tjetër, që është Karta Evropiane për Qeverisje Lokale.

Termi vetqeverisje vjen nga një dokumet tjetër, që është Karta Evropiane për Qeverisjen Lokale. Ajo është karta që rregullon statutin e pushteteve lokale, të autonomive. Pra, në thelb për pushtete komunale për autonomi komunale. Ky term vetqeverisje, autonomi komunale, pushtet komunal, i zbatuar te asociacioni i komunave me shumicë serbe kthehet në një autonomi më të gjerë, që është një autonomi regjionale që nuk ka të bëjë me pushtetet lokale”, u shpreh ai.

Ai thotë se termin vetmenaxhim ose vetqeverisje mund ta zëvendësojmë me termin Asociacion.

Termi vetqeverisje ose vetmenaxhim mund ta zëvendësojmë me termin Asociacion, sidomos që kemi parasysh dokumentin e fundit i cili saktëson, përfshin dhe strukturon edhe organizimin e asociacionit dhe nivelet e pushtetit” përfundoi ai shkruan Gazeta Blic.