• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kujtim Shala: Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje!

11/25/2023 11:59
nga:N K

‘Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje’

Kështu ka deklaruar në një intervistë dhënë për “Blic Interview”, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala.

Shala potencoi se LDK-ja është një parti e organizuar mirë si në aspektin strukturor ashtu edhe në atë politik.

“Si parim partitë opozitare janë të gatshme për zgjedhje, sepse kanë parasysh disa situata pastaj përpiqen vetë të organizohen të punojnë më shumë. Opozita ka mangësin e madhe sepse nuk ke pushtetin, dhe pikëpamjet nuk mund t’i realizosh por ka favorin e madh sepse mund të merresh më shumë me punët e tua, dhe të partisë tënde, dhe LDK-ja është e gatshme, ka dhe programin qeverisës pra në të gjitha kuptimet është parti e organizuar shumë mirë, të them të vërteten në kuptimin e organizimit srukturor, strukturës së saj të organizimit politik dhe të funksionimit të saj nuk ka qenë keq as kur dolëm shumë keq në zgjedhjet e fundit nacionale, por kishte një lloj ikje të elektoralit të LDK-së që në masë të madhe është kthyer, natyrisht që nuk mjafton” ka deklaruar Shala për ‘Blic Interview’ raporton “Gazeta Blic”.

Deputeti i LDK-së ka thënë se si subjekt politik duhet të vazhdojnë punën dhe të rrisin përkrahjen tek qytetarët.

“Në zgjedhjet lokale LDK-ja ka dalur si partia më e madhe që të fitojmë zgjedhjet me siguri, unë mendoj duhet të vazhdojmë të punojmë më shumë dhe të rrisim përkrahjen, dyfishimi është i mundshëm kurdo që shkojm në zgjedhje, por dyfishimi nuk mjafton që ne të dalim partia e parë, na duhet më shumë se aq, shpresoj që të kenë stabilitet edhe partitë e tjera opozitare dhe nëse po dhe kur kemi parasysh rritjen e LDK-së dhe çfarë synojm ne dhe nëse arrijm atëherë me domosdo në Kosovë do të ndërtohen raporte të tjera politike sepse përfaqësimi do të jetë tjetër, dikush tjetër do të jetë shumica”

Shala foli edhe në lidhje me procesin e fundit zgjedhor, ku u zgjodh kryetari i ‘ri’ i këtij subjekti politik.

“Sa i takon Kuvendit Zgjedhor ne kemi pasur ekipe që janë marrë me pjesë të caktuara të tij. Unë nuk kam qenë në ekipin që ka organizuar punët, jam marrë më shumë, sidomos gjatë javës së fundit, së bashku me kryetarin e partisë me programin e punës në leximin e debateve përfundimtare, rrafshin politik të bindjeve themelore pikëpamjet politike edhe të atij që quhet vizion politik. LDK-ja nuk mund të ndryshojë shumë, pra ka pësuar një ndryshim të madh kur nga një lëvizje politike nacionale është bërë njëra nga partitë politike të Kosovës, unë mendoj gjithmon më e rëndësishmja pavarësisht rezultatit zgjedhor” deklaroi Shala në ‘Blic Interview’

Ai tutje tha se rreth 2000 përkrahës se LDK-së nuk kanë pasur mundësi të futen në ditën kur u zgjodh kryetari i partisë dhe kjo sipas tij është një gjë e mirë.

“Strukturat e partisë degët tona dhe përkrahësit tonë kanë ardhur që të na japin mbështetje për procesin politik dhe pastaj të japin një lloj mbështetje publike dhe programit të ri politik, më thanë që rreth 2000 mijë persona nuk kanë arritur të hyjnë fare në ambientet ku ne bëmë konvertën sepse kishte numër shumë të madh të përkrahësve, mendoj që kjo është gjë e mirë, natyrisht që ai lloj angazhimi nuk lidhet vetëm me atë ditë dhe nuk do të mbetet vetëm në atë ditë por që unë dhe të gjithë njerëzit e LDK-së duhet të vazhdojmë punën me njerëzit në terren kudo ku janë ata dhe që partia të vazhdojë të forcohet edhe më tepër” deklaroi deputeti i LDK-së në një intervistë dhënë për “Blic Interview”.

/Gazeta Blic/