• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kryeziu për dështimin e Exit-Poll në Mitrovicë: “Nëse s’ka qenë huqje e qëllimshme, atëherë është huqje profesionale”

11/03/2025 16:14
nga:N K

Ismet Kryeziu, drejtori ekzekutiv i KDI-së, në një intervistë për “BlicInterview” me Astrit Gashin,ka folur në lidhje me dështimin e ExitPoll në Komunën e Mitrovicës në zgjedhjet e 12 tetorit, e quajti atë si huqje profesionale.

Sipas tij, në komunat ku gara mes kandidatëve është më e ashpër duhet të rritet monstra dhe një ndër efektet që ka pasur ndikim në këtë proces është çështja e rrjedhjes së informacionit gjatë ditës.

“Duke pasur parasysh që gara në këto vende është shumë e ashpër atëherë duhet të rritet monstra edhe mendoj që një ndër efektet që ka ndiku në këtë proces është çështja e rrjedhjes së informacionit gjatë ditës. Kjo ndiku besoj në mobilizimin e akterëve të tjerë për të nxjerrë sa më shumë votues”.

“Deri më tani nga spekti ligjor dhe juridik nuk kemi ndonjë informacion që ka ndodhur një korruptim i votës ose një mobilizim për të mobilizuar atë proces por besoj që ka ndodhur edhe si efekt i rrjedhjes së informacionit gjatë ditës kur partitë politike potencialisht kanë pa që mund ti humbin zgjedhjet kanë mund të mobilizohen dhe të nxisin pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë proces”.

I pyetur nga gazetari Gashi, se si ka mundësi që gjatë ditës së zgjedhjeve nga mëngjesi deri në 14:00 % kanë qenë të njëjta, ndonëse mobilizimi kishte ndodhur më vonë nga iniciativa e Agim Bahtirit të Vetëvendosjes, pse ka ndodhur kjo?

“Mendoj që mostra s’ka qenë mjaftushëm adekuate e përdorur, është duft të shpërndahet në më shumë kampione edhe ana tjetër është, se nuk është normale mbi 5% të jetë një huqje,por është normale deri në 5%”– u përgjigj Kryeziu për BlicInterview, raporton GazetaBlic.